Zjarret gjendje e jashtezakonshme

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të situatës së krijuar nga zjarret që kanë rënë në mbarë vendin.
Sipas informacioneve të fundit, Forcat e Armatosura të Republikës kanë kaluar në gatishmëri të plotë, duke përfshirë të gjitha njësitë dhe mjetet e duhura për kontrollin e situatës.
Burime ushtarake zyrtare bëjnë të ditur se Shtabi i Përgjithshëm ka ngritur gjithashtu një grup të veçantë pune për menaxhimin e situatës, që duket se ka dalë jashtë kontrollit.
Sipas burimeve, aktualisht në Qafë Priskë dhe në Malin e Dajtit janë angazhuar ZjarretZjarret, pasoja edhe në mjedis Zjarret,qytetarët në Dajt për të 'shkundur' Qeverinë Digjen 1090 rrënjë ullinj, arrestohen zjarrvënësit 164 ushtarë dhe 7 mjete, ndërkohë që të enjten në orën 06:00, ushtria do angazhojë 600 forca të tjera dhe një helikopter.
Pylli i Bozdovecit në flakë, shkrumbohen dhjetëra hektarë pisha
Vijon situata problematike nga zjarri në pyllin e Bozdovecit. Flakët janë duke shkrumbuar hektarë të tërë me bredh dhe pisha, duke rritur edhe më tepër dëmin ekologjik te shkaktuar në këtë zonë.
Tashmë është djegur më tepër se tre të katërtat e sipërfaqes totale të Parkut "Bredhi i Drenovës", pavarësisht punës nga punonjësit e shërbimit pyjor.
Për shkak të terrenit të vështirë malor është thuajse e pamundur që të ketë një përmirësim të situatës përmes punës me krahë, ndërsa prefekti i Korçës e ka konsideruar situatën problematike sa i takon dëmit të madh të turizmit. Ai thote se ndërhyrja e vetme eshte ajo nga ajri.
“Problematike mbetet situata në pyllin e Bozdovecit, ndërkohë që vazhdojnë në terren të jenë rreh 100-120 forca të komunës dhe zjarrëfikëse. Aktualisht vazhdon prerja e pyllit për të krijuar korridore që të ndërpresin përhapjen e zjarrit. Kemi kërkuar ndihmë nga ajrit për të hedhur sasi ujë në këtë zonë dhe sidoqoftë, forcat e njerëzve janë atje dhe mundohen të kufizojnë përhapjen”, deklaroi prefekti i Korçës, Andrea Mano.
Ndërkohë, vijojnë të jenë aktive edhe disa vatra të tjera zjarri në Qarkun e Korçës.
Kështu në Malin e Bardhë vatra është ende aktive, në Dardhë zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa është shuar në pikën turistike të Voskopojës, ku u dogjën më tepër se 50 hektarë me pyje.
MB: 29 vatra zjarri në gjithë vendin
Ministria e Brendshme raportoi në orët e mbrëmjes së të mërkurës për situatën e krijuar nga vatrat e zjarrit në shkallë republike.
Sipas kësaj ministrie, aktualisht në vend numërohen 29 vatra aktive zjarri. Qarqet me problematike janë ai i Dibrës, Korçës, Elbasanit, Kukësit, Lezhës dhe Shkodrës. Në Korçë është një vatër zjarri aktive, ndërsa dy vatra të tjera janë të izoluara nga forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e policisë pyjore. Lajmi i mirë që mbërrin nga ky qark është përparimi në fikjen e flakëve të rëna në Parkun e Bozdovecit.
Në Kukës shqetësuese mbetet situata e krijuar nga zjarri i rënë në Komunën Tërthorë në Bjeshkët e Bardhocit. Në qarkun e Lezhës problematike është situata në rrethin e Mirditës me pesë vatra zjarri, 2 në Rrëshen dhe 3 nëpër fshatrat e zonës. Në Qarkun e Elbasanit është një vatër e re zjarri në rrethin e Librazhdit drejt së cilës janë nisur forcat zjarrfikëse, ndërkohë që në Qarkun e Tiranës vazhdon të mbetet problematike vatra e zjarrit në Malin e Dajtit në lartësitë e Priskës.