E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarret, jemi të mbrojtur?

Zjarri i rene ne firmen “Henry” dhe zjarret e tjera te medha, te ndodhura ne depozitat e karburantit ne Shengjin, shperthimi ne Gerdec, shembja e pallateve, te cilat po ndjekin njeri-tjetrin, reagimi i dobet e jo efikas i sherbimit zjarrefikes, po krijojne nje situate paniku dhe pasigurie te çdo shtetas shqiptar.

Po si paraqitet situata e sotme e sherbimit zjarrefikes? Ky sherbim ka nje strukture shtetërore, ku Drejtoria e Zjarrfikëseve eshte ne Ministrine e Brendshme (në vartësi te Drejtorise se Emergjencave Civile) dhe në bazë, në vartesi te Prefektit te Qarkut. Ky sherbim ka gjithsej nje personel prej 724 vetesh, ne pune te perditshme jane 166 zjarrfikësa, nga keta jane 60 oficere drejtues te stacioneve zjarrfikëse. Ne kryeqytet jane ne gatishmeri ditore 24 zjarrfikësa, te ndare ne 4 stacione zjarrfikëse. Nga ky personel, keto 3 vjet jane zevendesuar te gjithe oficeret me pervoje shumevjeçare (mbi 120 zjarrefikes te trainuar ne kurse, si brenda vendit, ashtu dhe jashte tij, ne qendren e trainimt te ngritur nga sherbimi zjarrfikes danez).

Sikur edhe vetëm kaq mjafton të kuptosh se sa e vlereson shteti kete sherbim. Në asnjë vend evropian, kjo strukturë nuk është e copëzuar kështu, por eshte nje strukture me vartesi direkte nga ministrat respektivë, pa i ngarkuar ne kurriz nje strukturë parazite, si ajo e Emergjencave Civile, apo ajo e Prefektit që, aktualisht, nuk ndjen absolutisht asnje lloj pergjegjesie per te, por vetem i merr ate buxhet te paket qe i jepet.

Ne standardet e vendeve Europiane eshte percaktuar qe personeli zjarrfikes duhet te jete 1 zjarrfikes per 1000 banore (një stacion zjarrfikes urban, ne qytete duhet te mbuloje nje hapesire prej 4 km2). N.q.s. do të krahasojmë keto standarde me gjendjen aktuale te personelit qe ka sherbimi zjarrfikes shqiptar, duhet te ishin minimumi, vetem ne Tirane, rreth 100 zjarrfikësa në turn ditor. Me siperfaqen e shtrirjes se qytetit te Tiranes dhe trafikun qe ajo ka, minimumi duhet te kishim 7 stacione zjarrfikese.

Keshtu qe, ky sherbim, i ka mundesite mjaft te kufizuara per t’iu pergjigjur intensitetit të zjarreve që po ndodhin. Tjetra, pjesa me e madhe e ketij personeli jane te pa trainuar per te qene zjarrfikesa profesionistë. Sherbimi zjarrfikes eshte nje sherbim profesionist, ashtu siç jane te gjitha profesionet e tjera.

Kompletimi i stacioneve zjarrfikese te Tiranes me automjete e pajisje, eshte i plote. Disponohen 12 automjete zjarrfikese per Tiranen, 2 autoshkalla me lartesi 30 m, 1 automjet shpetimi i kompletuar, 1 autoambulance, 5 motopompa (te gjitha keto, donacion i sherbimit zjarrfikes danez). Problemi eshte qe këto pajisje, personeli (që ndërrohet sa here qe ndërrohen qeveritë), nuk i njeh. Nuk trainohet e, per rrjedhim, nuk di t’i perdore, qe ato te vihen totalisht ne eficence. Nuk mundet te funksionoje sherbimi zjarrfikes me diletante e militante, te cilet siç vijne, ashtu edhe ikin. Dëmin qe sjellin nga djegia e objekteve e paguan qytetari.

Pra, nëse dëgjojmë që “nuk ka automjete e pajisje zjarrfikese”, ky eshte thjesht justifikim. Pajisjet janë, por një i patrajnuar nuk mund t’i përdorë, qofshin edhe me kilometrazh zero, apo të kompjuterizuara. Kur ai qe do t’i perdorë, eshte i perkohshem, i pasigurte per vazhdimesine e punes e profesionit te tij, i patrainuar dhe pa eksperiencen e duhur, veçse do t’i prishë. Sot, aktualisht, Qendra e vetme e Trainimit zjarrfikes e ngritur edhe me asistencen e sherbimit zjarrfikës danez, nuk funksionon. Ku do trainohen keta zjarrfikës?

Keto veprime qe e kane goditur sherbimin zjarrfikes ne menyre sistematike, (e shkurtojnë sa here qe kerkohen shkurtime te personelit ne Ministri apo ne strukturen e Prefektit te qarkut), godasin direkt ekonomine e vendit, bizneset, rrisin pasigurine ne kete vend. Si mund te ndergjegjesohet nje qytetar, per te ruajtur pronen e tij, nje bisnes per te ruajtur aktivitetin e tij, nga rreziku i zjarrit, kur ketu goditet me qellim, ose nga padija ky profesion, i cili nder detyrat e tij kryesore, ka edhe edukimin dhe sensibilizimin e shtetasve per rrezikun e madh qe sjellin zjarret?

Si mund te ndergjegjesohet e te ndryshoje mendesia e tanishme, ku dëmi qe shkakton nje zjarr, nuk ta shkaktojne disa vjedhje apo grabitje. Perllogaritja eshte e thjeshte: Para disa javesh u grabit nje degë e nje banke, me sa di u vodhen rreth 8 milionë leke dhe kaq. Imagjinoni sikur ne kete dege banke te kishte rene zjarr. Se pari, do ishin djegur te gjitha pajisjet me gjithe 8 ml leke – vlera X / Aktiviteti do kishte ndalur – vlera Y / Investimi per te rifilluar - vleraZ.

Si mund të ndryshojë kjo situatë shpejt? Si mund të rritet efektiviteti i zjarrfikësve dhe siguria jonë si qytetarë nga zjarret në përgjithësi? Duke marre keto masa:

1 - Struktura zjarrfikëse te trajtohet si prioritet paresor nga shteti, duke i dhene te gjithe autoritetin qe meriton. 2 - Drejtori autonome ne Ministrine e Brendeshme / paralel me Drejtorine e Policise. 3 - Vartesi direkte te Ministrit nga ku varet edhe Policia e Shtetit . 4 - Te zbatohen standardet europiane edhe per sherbimin zjarrfikës shqiptar, duke hequr dore nga dilentatizmi, militantizmi dhe eksperimente të ketij lloji. 5 - Te vendosen me ligj (kodet) zjarrfikëse e te zbatohen standardet per masat parandaluese te mbrojtjes nga zjarri, nga te gjitha institucionet qe kane per detyre projektimin, ndertimin e objekteve dhe ato qe japin leje per ndertimin e tyre. 6 - Te kompletohet e te funksionoje si institucion Shkolla Kombetare e Zjarrfikësve, nepermjet te ciles të kemi zjarrfikës të edukuar si profesionistë. 7 - Kompanite e sigurimeve te mos sigurojne asnje objekt pa asistencen e sherbimit zjarrfikes. 8 - Ky sherbim, hap pas hapi, edhe ne Shqiperi te decentralizohet, duke iu përafruar sherbimeve homologe europiane.

*Ish-Drejtor i PMNZSH-së (Policia per Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpetimin)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›