Do marrim medalje ose çmim Nobel, për shpirtin zemergjere
Kam bërë be të mos shkruaj, por më "kruhen gishtat" kur i thone.Si mund të flasim për “përfitime të mëdha” për Shqipërinë në fushën e energjetikës, kështu papritur e papandehur, pa asnjë invetsim paraprak? Edhe në u bëfshin ato projjekte, janë për Italinë dhe ne thjesht përdoremi për gjëra që ata nuk duan ti bëjnë në vendin e tyre. Sa për Shqipërinë, si do përfitojë energji Shqipëria? Me frymëneshenjtë? Di njeri sa eshte investuar ne rrjetin e shperndarjes ne Shqiperi?Qe eshte alfa e problemit, para se te arrijme te omega?
Disa thonë “punë e madhe” se po na prishet Karaburuni. Punë e madhe për këtë, punë e madhe për atë.Mirë pra, ec t'u vemë kazmën edhe këtyre që kanë mbetur... Hajt po e prishim Karaburunin, por së paku ta prishnim për vete, jo për të tjerët.
Per TEC-in e qymyrit (qe do importohet nga Afrika), e di gjithë bota që s'lejohet ne Itali. Ne do e bëjmë këtu dhe kabllat do e çojnë energjinë në Itali. Prapë po them, le ta bënim, por të paktën ta bënim për energji për vete.
Kryeministri thotë që Shqiperia do marre rendesi tjeter ne rajon. Po, po! Do marrim medalje ose çmim Nobel, për shpirtin zemergjere dhe "nobel" të këtij populli (të qeveritarëve.)