Zjarret në Elbasan, emergjenca: Situata nën kontroll

Vatra zjarri vazhdojnë të jenë prezente në qarkun e Elbasanit ku aktualisht numërohen ende disa vatra active. Ndodhet nën flakë mali Letmit po ashtu edhe një zonë në fshatin Qarshit në rrethin e Librazhdit ku terreni i thyer përbënë edhe një vështirësi për ndërhyrjen e zjarrëfikseve. Edhe ne rrethin e Gramshit është riaktivizuar sërish vatra e zjarrit në komunnen Trashovicë i cili një ditë më parë rrezikoi edhe banesat e kësaj zone duke ju afruar rreth 100 metra shtepive.
Sipërfaqet me pyje e kullota vazhdojne te shkrumbohen ndërsa ndëryja nga ajëri nuk është bërë ende. Shefi i emergjencës civile në këtë qark Mustafa Arapi thekson se janë vënë në punë jo vetëm forcat e zjarrfikësve por edhe ushtria ndërkohë që sipas tij ka dhënë vetë komuniteti një ndihmë të madhe në këto zona të prekura nga zjarri. Sipas Arapit Situata do te jetë nën kontroll pasi po meren te gjitha masat per shuarjen e këtyre vatrave .
Pavarësisht këtyre masave situate e zjareve në qarkun e Elbasanit është shqetësuese. Në 15 ditëshin e fundit të këtij muaji vatrat e zjarreve kanë qenë intensive, gjatë kësaj periudhe janë rregjistruar të paktën 9 vatra të cilat rezultojnë të jenë të fuqishme ku këto flakë kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjesh. Ndërsa shefi i emergjencave shprehet se masat tashmë janë marrë dhe gjithçka është nën kontroll.