Aksi Fushë Krujë-Milot burim aksidentesh, mungojnë trafikndarëset

Në aksin rrugor Fushë Krujë- Milot janë dëmtuar trafik ndarëset duke u bërë shpesh herë burim aksidenti. Këto trafik ndarëse janë vjedhur me qëllim tregëtimin e tyre për skrap.
Përveç këtij problemi shqetësues është edhe mungesa e mbi apo nënkalimeve që i detyron kalimtarët që çdo ditë të kalojnë autostradën. Nga Mamurrasi deri në Laç janë hapur mbi 5 vende për të kaluar njerëzit edhe bagëtia. Bilanci i viktimave si pasojë e mungesës së infrastruktës është i lartë dhe vetë qytetarët kërkojnë marrjen e masave sepse jeta e tyre rrezikohet nga dita në ditë.
Vetëm në këtë aks ka ndodhur dhjetra aksidente në vit për shkak se në këta austotradë kanë normaliasht gjithkush. Vetë qytetarët edhe pse ndihen të frikësuar thonë se nuk kanë asnjë mundësi tjetër për të kaluar këtë segment.