E Diel, 1 Nëntor 2026

Rëndë 62-vjeçari, e plagosi djali me çekiç

Korçë- Djali ka plagosur të atin me çekiç në kokë, duke i rrezikuar seriozisht jetën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.10 në Korçë dhe ka pasur për autor një 32-vjeçar.

“Dhionis Kita, 32-vjeç ka qëlluar me çekiç babanë, Petrikën 62-vjeç, duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë”- thanë burime nga vendi i ngjarjes. I dëmtuari, për shkak të gjendjes kritike në të cilën ka qenë është transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.

Aktualisht mjekët bëjnë me dije se plagët e marra si pasojë e goditjes me mjetin e fortë janë të rënda dhe i moshuari ndodhet në gjendje kritike.

Burime nga policia lokale bëjne me dije se djali kishte vetëm 10 ditë që kishte dalë nga spitali psikiatrik, ku mbahet për trajtim mjekësor. “Kanë qenë duke punuar së bashku për të rregulluar tubin e ujit të pijshëm brenda banesës, në kohën që djali ka rrëmbyer cekicin dhe e ka goditur disa herë”- thonë burimet nga vendi i ngjarjes.

Autori është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në ambientet e komisariatit, në protje të vlerësimit të mëtejshëm, ndërkohë që materialet e kanë kaluar prokurorisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›