E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama shpall konkursin per zyren e deputetit ne Vlore

Kush fut mik, humbet pikë. Është paralajmërimi për të gjithë ata që duan të punojnë në zyrën e deputetit Edi Rama në Vlorë.
Konkursin, kryesocialisti e shpalli në profilin e tij në Facebook, nga ku ftoi këto që është I interesuar të dërgojë CV-të bashkë me një letër motive në adresën edirama@ps.al.
Rama premton se zyra në Vlorë nuk do t’u mbivendoset zyrave të Shtetit dhe nuk do të trajtojë cështje të kompetencës së shtetit, por do të funksionojë si një urë lidhëse mes qytetarëve dhe përfaqësuesit të tyre. Nga shtatori, zyra do të jetë e hapur cdo ditë dhe do të presë opinionet dhe shqetësimet e qytetarëve.
Për këtë, Ramës I duhet edhe një skuadër e vogël. Aplikantët që do të kalojnë fazën e parë të seleksionimit do të ftohen për një intervistë të drejtpërdrejtë në javën e fundit të gushtit. Kryesocialisti pohon se procedura e përzgjedhjes do të jetë rigoroze dhe numri I të pranuarve minimal, ndaj dhe fton kë nuk do të pranohet që të mos e marrë si dështim. Për t’ia dalë, shkruan Rama, përveçse të jeni bindës në kandidaturën tuaj, asgjë tjetër nuk ndihmon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›