E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrin në 130 numri i viktimave të përmbytjeve në Kashmir

Srinagar, 7 gusht – Numri i viktimave të përmbytjeve në pjesën hinduse të Kashmirit është rritur në së paku 130, ndërsa mbi 400 janë lënduar, ndërsa shumë konsiderohen të humbur, pas shirave të mëdha.

Përpjekjet e shpëtimit janë rritur sot pas ndaljes së shiut. Mijëra pjesëtarë të ushtrisë dhe policisë kanë pastruar rrugët dhe mbeturinat nga shtëpitë e dëmtuara në rajonin e largët të Himalajeve, Ladakh, deklaroi për AP Kausar Makhdoomi, një biznesmen i zonës. Aeroporti dhe disa dyqane janë rihapur.

Njëzet e shtatë trupa të tjerë janë gjetur sot në shtëpitë e shembura, ka deklaruar shefi i policisë së shtetit Kuldeep Khoda.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›