E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarret ne Vlorë, nis procedimi penal për 4 persona

VLORE-Zjarret në Pishë Poro dhe Pyllin e Sodës në Vlorë nuk kanë qenë aksidentalë, por të qëllimshme dhe për këtë arsye polcia e Vlorës ka nisur procedimin penal për 4 persona.

Policia e Vlorës bën të ditur në një komunikatë për shtyp se ka nisur procedimin në gjendje të lire ka nisur për shtetasit Aleks Sallaku 39 vjec, banor në fshatin Delisuf, Feim Kociaj 46 vjec banor në fshatin Akërrni dhe Rrapush Bushaj 63 vjec banues ne fshatin Poro.
Këta shtetas akuzohen pasi në daten 24 ne oret e para te mengjesit i kane vene zjarrin një siperfaqeje të konsiderueshme pylli prane fshatit Pish Poro, Vlore.
Keta akuzohen për vepren penale “Shakterrim i prones me zjarr”. Po nga policia e Vlores ka nisur procedimi penal ne gjendje te lire për shtetasin, Leonard Haska 31 vjec banor në qytetin e Vlores. Pasi ne daten 24 gusht te ketij viti rreth ores 13.30 i ka vene zjarrin një siperfaqeje të konsiderueshme në “Pyllin e Sodes“

Zjarrfikësit mundësuan vetëm dje pasdite shuarjen e zjarreve që prej 3 ditësh dogjën pyjet e Pishë Poros, 25 km në veriperëndim të Vlorës.

Zjarrfikësit punuan në terren pa ndërprerje prej 3 ditësh dhe vetem gjate pasdites se djeshme munden te lokalizojne vatrat deri ne shuarjen perfundimtare te tyre. Tymi i zjarreve që shkrumboi pishat ndërkohë shihej me sy të lirë dhe në qytetin e Vlores.

Nga përllogaritjet paraprake mendohet se, zjarri që u shfaq dy ditë më parë në pyjet e Pishë Poros, ka shkrumbuar plotësisht një sipërfaqe prej të paktën 150 hektarësh me pisha.
Këto pyje që shtrihen në pjesën bregdetare, janë ndër më të mëdhatë në Qarkun e Vlorës, me një sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 2000 hektarësh.

Zjarri në Pishe Poro konsiderohet më i madhi dhe më i rrezikshmi që ka rënë këtë stinë vere në jug të vendit.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Vlorë, terror me armë në qendër të qytetit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›