E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarret shkrumbojnë 25 ha pyje në Parkun e Lurës

DIBER-Zjarret prej dy ditesh në zonën e Dibrës kanë shkrumbuar plot 25 ha pyje në Parkun e Lurës. Zjarri është aktivizuar prej ditësh së djeshme dhe sot ka përpirë sipërfaqe të tëra me pyje nga Parku Kombëtar i Lurës.

Nga vendgjarja mësohet se një avion turk ka ndërhyrë disa herë nga ajri, por përsëri nuk është bërë e mundur shuarja e falakëve.
Situata paraqitet emergjente pasi temperaturat e nxehta favorizojnë përparimin e flakëve. Ndërkohë që forcat zjarrfikëse nuk e kanë ndalur asnjë cast punën në terren.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›