E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarret në vend, në flakë 1417 ha pyje, gushti, muaj problematik

TIRANE- Plot 1417 hektarë pyje janë djegur në të gjithë vendin deri më tani, ku gushti vlerësohet muaji më problematik. Specialistët e policisë pyjore në ministrinë e Mjedisit shpjegojnë se shkatarë për zjarret e shumtë që kanë përfshirë pothuajse të gjithë territorin janë zjarvënia e qëllimshme dhe thatësira.

“Situata gjatë muajit gusht ka qenë problematike, për shkak të akumulimit të madh të vegjetacionit gjatë periudhës së pranverës, dhe periudha e gushtit ku ka pasur një thatësirë të madhe, ky vegjetacion është tharë dhe është shumë i ekspozuar ndaj rrezikut të zjarrit. “ deklaron për NEWS24 Genc Hoxhaj, specilaist i Ministrisë së Mjedisit. Sipas tij situata e zjarreve është mjaft dinamike. Ndërsa dje raportoheshin për 1300 ha pyje të djegura, sot janë shtuar dhe 100 ha në zonën Pishtporës së Vlorës, dhe 17 ha në zonën e Lurës.

Specialistët e policisë pyjore shpjegojnë se e kanë të vështirë të përballojnë situatat që shkaktohen nga zjarret, për shkak edhe të mungesës së mjeteve. Ata shpjegojnë se thatësira e këtij muaji rrezikon të shkaktojë vatra të reja zjarri gjatë ditëve të ardhshme në zona të ndryshme të vendit.
(s.g/NEWS24/balkanweb) Lidhje te tjera Vlorë, zjarr në pyllin e Poros. Zjarrfikësit: Duhet ndërhyrje nga ajri Pukë, 2 vatra zjarri në Munellë aktive prej 8 ditësh VIDEO: Specialistët e mjedisit, për zjarret: Shkaku nga zjarrëvëniet e qëllimshme

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›