Bashkia Tiranë aksion për pastrimin e Lanës
TIRANË- Braktisja që i ishte bërë lumit të Lanës për me shumë se tre muajsh ka njohur sot dorën e punonjësve pastrues të Bashkisë Tiranë, të cilët kanë nisur pastrimin thuajse në të gjithë gjatësinë e tij.
Aksioni i pastrimit të shtratit të Lanës si dhe skarpateve anësore nga barërat e shumte, mbeturinat dhe mbetje të ndryshme të hedhura në ujë, ka vijuar paraditen e sotme në afërsi të maternitetit të ri në një gjatësi rreth 200 metra dhe gjendja i është rikthyer normalitetit.
Aksioni pritet të vijojë edhe në ditët në vijim në pjesët e mbetura ku situata më e vështirë duket se mbetet pastrimi i shtratit të lumit drejt urës së Shkozës.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)