E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarret sjellin dy të vdekur në Kaliforni

Los Anxhelos, 17 Tetor, 11.04, NOA - Zjarri që ka përfshirë kodrinat dhe pjesët pyjore në Kaliforni, ka sjellë dy të vdekur ndërsa ka shkatërruar dhjetëra shtëpi.

Ndërkohë që janë evakuuar më shumë se 1200 persona, që banonin në shtëpitë që rrezikoheshin nga flakët.

Në rastin e parë të madh të rënies së zjarrit në Kaliforninë jugore për këtë stinë, një i pastrehtë u gjend i vdekur poshtë një mbikalimi në një rruge kryesore të përfshirë nga flakët, bënë të ditur autoritetet.

Një tjetër person humbi jetën gjatë një përplasjeje në një rrugë kryesore, kur policia mbërriti për të mbyllur lëvizjen në këtë rrugë për shkak të rënies së zjarrit.

Guvernatori i Kalifornisë Arnold Shvarzeneger shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në parqet e Los Anxhelosit dhe të Venturës, duke vendosur forca shtesë në dispozicion të ekipeve lokale të zjarrfikëseve.

c.a/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›