E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, një tërmet trondit pjesën qendrore të vendit

 

ATHINË- Një tërmet i fuqishëm tronditi sot pjesën qendrore të Greqisë. Lëkundjet sizmike 5.1 ballë sipas shkallës Rihter ranë sot në veri të ishullit grek Evia. Mësohet se nuk ka njoftime për viktima.
Instituti Gjeodinamik i Athinës theksoi se tërmeti, i cili ra në lokale 5:06 të mëngjesit, e kishte epiqendrën në Detin Egje afro 40 kilometra në veri të ishullit Evia, larg brigjeve të pjesës qendrore të Greqisë.
Zyrtarët theksuan se nuk kishte njoftimi për të plagosur apo për dëme në ndërtesa, por shërbimet e gjendjeve emergjente ishin në gatishmëri.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›