Zjarrfikësit: Shpresojmë të gjejmë të mbijetuar nën rrënoja
Shefi i skuadrës zjarrfikëse të
Gjirokastrës, Maksim Çani,
tregoi dje për gazetën "Shqip"
detaje të operacionit të
shpëtimit në pallatin e shembur
në lagjen "11 Janari". "Me të marrë
njoftimin për shembjen e pallatit,
ne, si repart FNZHSH-je,
jemi gjendur në vendngjarje.
Kuptohet, situata ishte e rëndë,
por nuk kishte kohë për të humbur
e për t‘u çoroditur. Ia nisëm
punës me kasketa mbrojtëse në
kokë dhe me kostume. Bëhej
fjalë për të shpëtuar jetë njerëzish,
që dukeshin se ishin zënë
nga shembja. Unë vetë nxora një
grua, e cila ishte mbuluar deri në
gjoks nga materiali ndërtimor. Po
kështu edhe një fëmijë. Të dyja
u çuan shpejt në spital dhe mësojmë
se të paktën janë jashtë
rrezikut për jetën", thotë shefi i
zjarrfikësve.
Ai tregon se kështu ka vepruar
e gjitha skuadra e kërkimshpëtimit.
"E dimë se puna jonë
nuk mbaron me kaq, pasi na
thonë familjarët se mungojnë
akoma njerëz të familjeve të tyre
dhe mendohet se janë nën rrënoja.
Puna jonë do të vazhdojë edhe
me dritë elektrike për të bërë ca
nga ca lëvizjen e lëndës ndërtimore,
pasi shpresohet se mund t‘i
gjejmë dhe dëshirojmë të jenë
gjallë", tha Çani.
Mbështetje nga Janina
Mësohet se forcat speciale
greke kanë ardhur nga Janina me
porosi të veçantë të ministrit të
Brendshëm grek, Pavlopulos. Ato
janë të repartit special të emërtuar
EMAK, siç na bën të ditur
zëdhënësi i shtypit të konsullatës
greke në Gjirokastër, zoti
Nikos Jerasimidhis. Pjesë e instrumenteve,
me të cilat këto
forca kanë operuar, kanë qenë
edhe qentë me nuhatje të
veçantë, të përdorshëm në operacione
të tilla kërkimi. Qentë
kërkues janë lëshuar në pjesën e
mbuluar nga mbetje ndërtimore
të pallatit të shembur, por nuk ka
dase janë përfshirë në një aksion
për pakësimin e shtresave të
mbetjeve ndërtimore, gjë që ka
qenë me shumë rrezikshmëri
edhe për ata vetë. Ndërkohë,
muzgu ka nisur të bjerë dhe puna
ka vazhduar nën dritën e projektorëve,
gjë që e ka vështirësuar
dhe ngadalësuar kërkimin.
Ankesa
Në këto e sipër, një njeri me
uniformë, nga ata të skuadrës së
shpëtimit nga Gjirokastra, na
afrohet e na thotë të mos harrojmë
të shkruajmë se emergjencat tona
nuk janë gjëkundi. "Punën kryesore
e bënë zjarrfikësit, por nuk
duhet të ndodhë kështu", shprehet
ai, që nuk do të identifikohet
për të mos rrezikuar vendin e
punës. Ai na shpjegon se e pati
fjalën për çudinë që po ndodh me
shqiptarët, kur mund të përdorej
një vinç-ekskavator i tipit lejlek,
për të kryer volum të konsiderueshëm
pune në një kohë
rekord dhe pa u rrezikuar askush.
"Nuk mund të pranohet që të
vazhdohet kërkimi i njerëzve me
krahë, duke zgjatur 4 orë pa rezultat
dhe duke u vënë para faktit
që errësira pllakosi", thotë zjarrfikësi
anonim. Duke dëgjuar
këtë zgjidhje të papërdorur nga
absurdi shqiptar, i ati i Valbona
Dalanit, Ceno Vishja, ia kërkon
këtë me lot në sy e me lutje, por
edhe me egërsi njëherësh zëvendësministrit
të Brendshëm,
Pone, i cili duket sheshit se zihet
ngushtë dhe ndjehet keq përpara
kësaj kërkese dhe qortimi
njerëzor.
Precedenti
Shembja e shkollës Hoteleri-Turizëm
Më shumë se një vit më
parë, u shemb një shkollë
në kryeqytet, nga e cila
mbeten të vdekur dy punëtorë
dhe u plagosën gjashtë
të tjerë. Pikërisht më 20
qershor 2007, shkolla e
mesme Hoteleri-Turizëm
në Tiranë u shkërmoq papritur,
duke iu përshtatur
imazheve të Pentagonit,
pas sulmeve të 11 shtatorit.
Jeta e disa maturantëve që
po plotësonin formularët ka
qenë në rrezik, por ata kanë
shpëtuar për mrekulli. Ngjarja
ndodhi në orët e paradites,
kur tetë punëtorë dhe
mbikëqyrësja e punimeve
ishin duke bërë ndërhyrjet
për shembjen e një prej
faqeve të murit të objektit.
Një ndërhyje ndoshta e pa
llogaritur mirë ka shkaktuar
fillimisht rënien e soletës
së katit të tretë, e cila ka
zënë poshtë tetë punëtorët.
Gjashtë prej tyre kanë arritur
të dalin në pak kohë,
duke mos rrezikuar jetën,
ndërsa dy punëtorë të tjerë
mbetën nën rrënoja.
Gjirokastrës, Maksim Çani,
tregoi dje për gazetën "Shqip"
detaje të operacionit të
shpëtimit në pallatin e shembur
në lagjen "11 Janari". "Me të marrë
njoftimin për shembjen e pallatit,
ne, si repart FNZHSH-je,
jemi gjendur në vendngjarje.
Kuptohet, situata ishte e rëndë,
por nuk kishte kohë për të humbur
e për t‘u çoroditur. Ia nisëm
punës me kasketa mbrojtëse në
kokë dhe me kostume. Bëhej
fjalë për të shpëtuar jetë njerëzish,
që dukeshin se ishin zënë
nga shembja. Unë vetë nxora një
grua, e cila ishte mbuluar deri në
gjoks nga materiali ndërtimor. Po
kështu edhe një fëmijë. Të dyja
u çuan shpejt në spital dhe mësojmë
se të paktën janë jashtë
rrezikut për jetën", thotë shefi i
zjarrfikësve.
Ai tregon se kështu ka vepruar
e gjitha skuadra e kërkimshpëtimit.
"E dimë se puna jonë
nuk mbaron me kaq, pasi na
thonë familjarët se mungojnë
akoma njerëz të familjeve të tyre
dhe mendohet se janë nën rrënoja.
Puna jonë do të vazhdojë edhe
me dritë elektrike për të bërë ca
nga ca lëvizjen e lëndës ndërtimore,
pasi shpresohet se mund t‘i
gjejmë dhe dëshirojmë të jenë
gjallë", tha Çani.
Mbështetje nga Janina
Mësohet se forcat speciale
greke kanë ardhur nga Janina me
porosi të veçantë të ministrit të
Brendshëm grek, Pavlopulos. Ato
janë të repartit special të emërtuar
EMAK, siç na bën të ditur
zëdhënësi i shtypit të konsullatës
greke në Gjirokastër, zoti
Nikos Jerasimidhis. Pjesë e instrumenteve,
me të cilat këto
forca kanë operuar, kanë qenë
edhe qentë me nuhatje të
veçantë, të përdorshëm në operacione
të tilla kërkimi. Qentë
kërkues janë lëshuar në pjesën e
mbuluar nga mbetje ndërtimore
të pallatit të shembur, por nuk ka
dase janë përfshirë në një aksion
për pakësimin e shtresave të
mbetjeve ndërtimore, gjë që ka
qenë me shumë rrezikshmëri
edhe për ata vetë. Ndërkohë,
muzgu ka nisur të bjerë dhe puna
ka vazhduar nën dritën e projektorëve,
gjë që e ka vështirësuar
dhe ngadalësuar kërkimin.
Ankesa
Në këto e sipër, një njeri me
uniformë, nga ata të skuadrës së
shpëtimit nga Gjirokastra, na
afrohet e na thotë të mos harrojmë
të shkruajmë se emergjencat tona
nuk janë gjëkundi. "Punën kryesore
e bënë zjarrfikësit, por nuk
duhet të ndodhë kështu", shprehet
ai, që nuk do të identifikohet
për të mos rrezikuar vendin e
punës. Ai na shpjegon se e pati
fjalën për çudinë që po ndodh me
shqiptarët, kur mund të përdorej
një vinç-ekskavator i tipit lejlek,
për të kryer volum të konsiderueshëm
pune në një kohë
rekord dhe pa u rrezikuar askush.
"Nuk mund të pranohet që të
vazhdohet kërkimi i njerëzve me
krahë, duke zgjatur 4 orë pa rezultat
dhe duke u vënë para faktit
që errësira pllakosi", thotë zjarrfikësi
anonim. Duke dëgjuar
këtë zgjidhje të papërdorur nga
absurdi shqiptar, i ati i Valbona
Dalanit, Ceno Vishja, ia kërkon
këtë me lot në sy e me lutje, por
edhe me egërsi njëherësh zëvendësministrit
të Brendshëm,
Pone, i cili duket sheshit se zihet
ngushtë dhe ndjehet keq përpara
kësaj kërkese dhe qortimi
njerëzor.
Precedenti
Shembja e shkollës Hoteleri-Turizëm
Më shumë se një vit më
parë, u shemb një shkollë
në kryeqytet, nga e cila
mbeten të vdekur dy punëtorë
dhe u plagosën gjashtë
të tjerë. Pikërisht më 20
qershor 2007, shkolla e
mesme Hoteleri-Turizëm
në Tiranë u shkërmoq papritur,
duke iu përshtatur
imazheve të Pentagonit,
pas sulmeve të 11 shtatorit.
Jeta e disa maturantëve që
po plotësonin formularët ka
qenë në rrezik, por ata kanë
shpëtuar për mrekulli. Ngjarja
ndodhi në orët e paradites,
kur tetë punëtorë dhe
mbikëqyrësja e punimeve
ishin duke bërë ndërhyrjet
për shembjen e një prej
faqeve të murit të objektit.
Një ndërhyje ndoshta e pa
llogaritur mirë ka shkaktuar
fillimisht rënien e soletës
së katit të tretë, e cila ka
zënë poshtë tetë punëtorët.
Gjashtë prej tyre kanë arritur
të dalin në pak kohë,
duke mos rrezikuar jetën,
ndërsa dy punëtorë të tjerë
mbetën nën rrënoja.