Tragjedia, shoqërohen nëntë persona
Tragjedia e djeshme në
Gjirokastër ka çuar nëntë
persona në polici, të cilët
mendohet se janë përgjegjësit e
saj. Një prej tyre është kapur në
tentativë për t‘u arratisur drejt
Greqisë, ndërsa të tjerët janë kapur
në banesa dhe në vendin e ngjarjes.
Shoqërimet
Menjëherë pas kësaj ngjarjeje,
Kryeministri Berisha ka deklaruar
se kanë nisur hetimet për dokumentimin
e plotë të saj. Kështu, pa
kaluar shumë kohë, oficerë të policisë
gjyqësore, prokurorë e shumë
specialistë të tjerë janë mbledhur
dhe kanë sekuestruar dokumentacionet
e dy pallate, atij të shembur
dhe atij në ndërtim, që mendohet
se punëtorët e tij kanë shkaktuar
këtë tragjedi. Nga verifikimet
e para ka rezultuar se dokumentacionet
e firmës kanë qenë
të rregullta, por grupi hetimor nuk
mund të pajtohej me këto letra.
Kështu, prokurori ka urdhëruar
shoqërimin e gjithë personave, që
mendohet se janë përgjegjës të
ngjarjes së rëndë, duke mos përjashtuar
edhe përfaqësuesin ligjor
të firmës, Sotiraq Janora. Madje,
burimet policore thanë se Janora,
sapo është vënë në dijeni të tragjedisë
së ndodhur, ka bërë gati
plaçkat dhe është nisur për në Greqi,
me qëllim të qëndronte atje
derisa të qetësoheshin ujërat. Por,
një gjë të tillë nuk ia kanë lejuar autoritetet
policore, të cilat kanë
shpërndarë emrin e tij te të gjithë
punonjësit. E pikërisht në
Kakavijë, teksa ai ka qenë duke
udhëtuar, është pikasur edhe është
shoqëruar për në Drejtorinë e
Policisë së Gjirokastrës. Në këto
ambiente, ai i është bashkuar
edhe tetë personave të tjerë, të
njohur për të. Sipas informacioneve
nga Drejtoria e Përgjithshme
e Policisë së Shtetit, e cila nuk ka
publikuar emrat e të shoqëruarve,
ka deklaruar se shtatë prej të shoqëruarve
janë inxhinierë dhe projektues
të firmës që ka ndërtuar
pallatin, ngjitur me pallatin e
shembur. Ndërkohë, një tjetër është
punonjës skrapi. Megjithatë, veç
këtyre të nëntëve, burimet e policisë
thanë se është shoqëruar edhe
një ish-punonjës hipoteke, i cili ka
dhënë leje për ndërtimin e pallatit,
që shkaktoi tragjedinë e djeshme.
Por, shoqërimi i këtij personi nuk
është konfirmuar zyrtarisht nga
Policia e Shtetit.
Hetimet
Sapo është plotësuar numri i të
shoqëruarve, oficerët e policisë
gjyqësore kanë marrë në pyetje të
nëntë personat, që janë mbajtur
në qeli deri në orët e vona të
mbrëmjes, ndërkohë që ende nuk
ishte marrë ndonjë masë ndaj tyre.
Secili prej tyre ka shpjeguar para
grupit hetimor funksionin e tij në
firmën e ndërtimit, që nga veprimet
paraprake ka rezultuar se
është fajtore në këtë tragjedi. Madje,
burimet shpjeguan se ata nuk
kanë pranuar se janë fajtorë të
kësaj ngjarjeje, duke shpjeguar se
leja e ndërtimit ka qenë e rregullt,
e lëshuar nga Bashkia e Gjirokastrës
dhe e zbatuar sipas gjithë
kushteve të parashikuara në të.
Megjithatë, kjo ka rritur edhe më
shumë rrethin e personave, që
mund të kenë përgjegjësi në këtë
aksident të rëndë. Ndërkohë, në
lidhje me akuzat që mund të rëndojnë
mbi të arrestuarit, prokuroria
ka shpjeguar se janë disa. Një
prej tyre është ajo e vrasjes për
shkak të mosrespektimit të kushteve
të sigurisë, ndërkohë që pritet
të dalin në dritë fakte për abuzime
në ndërtimin e këtij pallati. Veç
mbledhjes së këtyre fakteve për
viktimat e mundshme të kësaj
tragjedie, grupi hetimor ka punuar
edhe në vlerësimin total të
dëmit financiar të shkaktuar.
Gjirokastër ka çuar nëntë
persona në polici, të cilët
mendohet se janë përgjegjësit e
saj. Një prej tyre është kapur në
tentativë për t‘u arratisur drejt
Greqisë, ndërsa të tjerët janë kapur
në banesa dhe në vendin e ngjarjes.
Shoqërimet
Menjëherë pas kësaj ngjarjeje,
Kryeministri Berisha ka deklaruar
se kanë nisur hetimet për dokumentimin
e plotë të saj. Kështu, pa
kaluar shumë kohë, oficerë të policisë
gjyqësore, prokurorë e shumë
specialistë të tjerë janë mbledhur
dhe kanë sekuestruar dokumentacionet
e dy pallate, atij të shembur
dhe atij në ndërtim, që mendohet
se punëtorët e tij kanë shkaktuar
këtë tragjedi. Nga verifikimet
e para ka rezultuar se dokumentacionet
e firmës kanë qenë
të rregullta, por grupi hetimor nuk
mund të pajtohej me këto letra.
Kështu, prokurori ka urdhëruar
shoqërimin e gjithë personave, që
mendohet se janë përgjegjës të
ngjarjes së rëndë, duke mos përjashtuar
edhe përfaqësuesin ligjor
të firmës, Sotiraq Janora. Madje,
burimet policore thanë se Janora,
sapo është vënë në dijeni të tragjedisë
së ndodhur, ka bërë gati
plaçkat dhe është nisur për në Greqi,
me qëllim të qëndronte atje
derisa të qetësoheshin ujërat. Por,
një gjë të tillë nuk ia kanë lejuar autoritetet
policore, të cilat kanë
shpërndarë emrin e tij te të gjithë
punonjësit. E pikërisht në
Kakavijë, teksa ai ka qenë duke
udhëtuar, është pikasur edhe është
shoqëruar për në Drejtorinë e
Policisë së Gjirokastrës. Në këto
ambiente, ai i është bashkuar
edhe tetë personave të tjerë, të
njohur për të. Sipas informacioneve
nga Drejtoria e Përgjithshme
e Policisë së Shtetit, e cila nuk ka
publikuar emrat e të shoqëruarve,
ka deklaruar se shtatë prej të shoqëruarve
janë inxhinierë dhe projektues
të firmës që ka ndërtuar
pallatin, ngjitur me pallatin e
shembur. Ndërkohë, një tjetër është
punonjës skrapi. Megjithatë, veç
këtyre të nëntëve, burimet e policisë
thanë se është shoqëruar edhe
një ish-punonjës hipoteke, i cili ka
dhënë leje për ndërtimin e pallatit,
që shkaktoi tragjedinë e djeshme.
Por, shoqërimi i këtij personi nuk
është konfirmuar zyrtarisht nga
Policia e Shtetit.
Hetimet
Sapo është plotësuar numri i të
shoqëruarve, oficerët e policisë
gjyqësore kanë marrë në pyetje të
nëntë personat, që janë mbajtur
në qeli deri në orët e vona të
mbrëmjes, ndërkohë që ende nuk
ishte marrë ndonjë masë ndaj tyre.
Secili prej tyre ka shpjeguar para
grupit hetimor funksionin e tij në
firmën e ndërtimit, që nga veprimet
paraprake ka rezultuar se
është fajtore në këtë tragjedi. Madje,
burimet shpjeguan se ata nuk
kanë pranuar se janë fajtorë të
kësaj ngjarjeje, duke shpjeguar se
leja e ndërtimit ka qenë e rregullt,
e lëshuar nga Bashkia e Gjirokastrës
dhe e zbatuar sipas gjithë
kushteve të parashikuara në të.
Megjithatë, kjo ka rritur edhe më
shumë rrethin e personave, që
mund të kenë përgjegjësi në këtë
aksident të rëndë. Ndërkohë, në
lidhje me akuzat që mund të rëndojnë
mbi të arrestuarit, prokuroria
ka shpjeguar se janë disa. Një
prej tyre është ajo e vrasjes për
shkak të mosrespektimit të kushteve
të sigurisë, ndërkohë që pritet
të dalin në dritë fakte për abuzime
në ndërtimin e këtij pallati. Veç
mbledhjes së këtyre fakteve për
viktimat e mundshme të kësaj
tragjedie, grupi hetimor ka punuar
edhe në vlerësimin total të
dëmit financiar të shkaktuar.