Zeneli: Varreza greke, të mos e paragjykojmë
Shqiptarët nuk duhet të kompleksohen dhe as ta paragjykojnë ndërtimin e një varreze greke. I kësaj ideje është ish-kryediplomati i Shqipërisë në Athinë, Bashkim Zeneli. Pak vite pasi u lirua nga kjo detyrë, ai vazhdon të ndjekë me të njëjtën vëmendje zhvillimet politike dhe marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve. Në një rrëfim ekskluziv për "Shqip", diplomati i karrierës vlerëson se zgjidhja e çështjes së varrezës greke vetëm sa ndihmon në forcimin e klimës së miqësisë mes Greqisë dhe Shqipërisë. Zeneli hedh dritë mbi negociatat e qeverisë shqiptare me palën grekë, lidhur me këtë çështje. Teksa flet për shkollimin e fëmijëve shqiptarë në shtetet fqinje, ambasadori konstaton se zgjidhja do të ishte hapja e shkollave private në gjuhën shqipe. Përvoja e tij në shërbimin diplomatik i jep mundësinë të vërë në dukje faktin se sistemi konsullor ka shumë dobësi. Zeneli konstaton me keqardhje se punohet ende me ligje të vjetra dhe nuk ka nisma për t‘i ndryshuar. Punonjësit e shërbimit tonë në konsullata, argumenton ambasadori, shpeshherë nuk kanë as formimin elementar diplomatik, nuk njohin as Konventat e Vjenës. Zeneli kërkon që ky shërbim të mos mbesë brenda katër mureve, por të dalë përtej tyre, duke mbrojtur shtetasit e vet. Ai godet pa dorashka të gjitha qeverisjet e deritanishme, për faktin se, sipas tij, kanë hartuar strategji për emigracionin të mbushura me demagogji. Në këndvështrimin e ambasadorit, po spekulohet me çështjen e liberalizimit të vizave mes Shqipërisë dhe vendeve evropiane. Kërkesat për plotësimin e standardeve në këtë drejtim, insiston Zeneli, nuk duhen reduktuar thjesht në kartat e identitetit, regjistrin elektronik dhe pasaportat biometrike.
Zoti Zeneli, ditët e fundit u publikua edhe progres-raporti i Komisionit Evropian, ku krahas të tjerave, flitet me rezerva dhe pa shumë optimizëm për çështjen e lëvizjes së lirë të shtetasve shqiptarë në vendet e huaja. Përballë premtimeve të bujshme të qeverisë, a shihni dritë në fund të tunelit?
Lehtësimi i lëvizjes së lirë të shtetasve është një proces i tërë dhe kompleks. Nuk është thjesht një çështje teknike apo një vendim teknik. Fatkeqësisht, për këtë çështje, duke qenë shumë e ndjeshme për qytetarët, edhe spekulohet. Natyrisht që, në këtë rrugë ka progres. Është nënshkruar edhe një marrëveshje për këtë në Bruksel. Shqipëria pret të anëtarësohet në NATO, po ecën drejt aplikimit për statusin e vendit kandidat në BE. Edhe këto janë një bazë, në tërësinë e tyre, për nisjen e liberalizimit të lëvizjes së lirë. Por, nga ana tjetër, edhe detyrat e vëna, standardet për t‘u plotësuar, janë konkrete nga Bashkimi Evropian. Dhe kjo u shpreh edhe në raportin e fundit. Më duket se shpeshherë kjo çështje reduktohet thjesht në kartat e identitetit, regjistrin e popullsisë apo pasaportat biometrike. Këto duhen, por nuk janë themeloret. E drejta për lëvizjen e lirë të shtetasve do të jepet në atë moment kur BE-ja do të ketë krijuar bindjen e plotësimit të detyrave dhe standardeve. Raporti i fundit i KE-së natyrisht vlerëson edhe progresin, por ka edhe kërkesa dhe kritika të forta për luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe qenieve njerëzore, kalimit ilegal të kufijve, reformës në drejtësi, reformës zgjedhore dhe standardeve evropiane për zgjedhje të lira e të ndershme etj. Pra, duke qenë një proces, ka një afat të papërcaktuar, por, natyrisht, jo edhe të pafund. Nga ana tjetër, megjithëse marrëveshja e nënshkruar është në fuqi që prej fillimit të këtij viti, qytetarët nuk po e ndjejnë realisht liberalizimin, për të mos thënë që në disa raste ka sinjale për "shtrëngim" në dhënien e vizave nga mjaft përfaqësi të huaja këtu në Tiranë.
Zoti ambasador, prania e emigrantëve tanë në vendet e huaja është e madhe. A mendoni se është bërë sa duhet nga qeveritë shqiptare, të majta apo të djathta qofshin në drejtim të mbrojtjes së këtyre interesave dhe plotësimit të kërkesave të tyre të ligjshme?
Natyrisht, nga çdo qeveri është treguar vëmendje. Kanë dalë mjaft ligje, akte nënligjore dhe udhëzime të dikastereve të ndryshme për çështjen e emigrantëve. Sot në botë janë 1,2 milionë shtetas shqiptarë të emigruar. Vetëm në Greqi janë afro 800 mijë. Dihet, natyrisht, se secili shtetas e ka zgjedhur vetë rrugën e vështirë të emigrimit, i ka marrë parasysh dhe i ka përballuar problemet, vështirësitë, sakrificat etj. Duke u ndalur kryesisht te Greqia, ku është përqendrimi më i madh, natyrisht që nuk mund të bëhet asnjë krahasim qoftë edhe me dhjetë vjet më parë. Vet qeveria greke, me gjithë mungesën e eksperiencave në fushën e imigrimit deri në vitet ‘90, ka përmirësuar legjislacionin për imigrantët, duke e përqasur atë me standardet komunitare. Dhe po në këtë drejtim, kanë evoluar dhe është emancipuar e civilizuar mentaliteti i shoqërisë e mediave greke për emigrantët. Shqiptarët në Greqi ia kanë dalë mbanë gjithnjë e më shumë, me punën, këmbënguljen dhe qëndrimin e tyre, të kenë një opinion të mirë në Greqi. Janë të punësuar, kanë krijuar biznese, kanë krijuar familje, kanë blerë shtëpi, kanë shkolluar fëmijët me rezultate mjaft të mira dhe bëjnë një jetë normale dhe pa dallime të ndjeshme nga shtetasit grekë. Megjithatë, nga përvoja ime në Gjermani dhe sidomos në Greqi, vë re se strategjitë e hartuara për emigracionin kanë qenë shumë të përgjithshme dhe të mbushura me demagogji. Ato thuajse kanë mbetur në letër dhe shumë pak janë shoqëruar në aspektin ligjor në vëmendjen ndaj shtetasve tanë jashtë. Ka pasur edhe programe të IOM-it në Shqipëri, në bashkëpunim me qeveritë për problemet e emigrantëve, por edhe ato kanë mbetur në letër. Nga kjo organizatë, duket sikur detyra quhet e kryer me organizimin e ndonjë seminari, apo të ndonjë fletëpalosjeje. Natyrisht, asnjë qeveri nuk mund t‘i plotësojë kërkesat e të gjithë emigrantëve kudo që janë, pasi ata duhet t‘u nënshtrohen ligjeve të vendit ku jetojnë. Këtu mendoj se ka dy probleme: së pari, qeveria, dikasteret përkatëse, sipas problemeve që varen prej tyre, duhet të krijojnë lehtësi maksimale për emigrantët. U bë mirë që u hoq taksa ditore e automjeteve për ata që vijnë me pushime këtu, por kjo është pak. Mendoj se duhen krijuar lehtësi fiskale dhe incentiva për të tërhequr emigrant që mendojnë të kthehen në atdhe dhe të investojnë në vendin e tyre kapitalet dhe përvojën e grumbulluar në emigracion. Duhen krijuar lehtësi për emigrantët që duan të vijnë në Shqipëri për të ndjekur studimet universitare, qoftë edhe me sistemin me korrespondencë. Edhe në aspektin e shërbimeve konsullore mund të bëhet më shumë, duke krijuar më shumë lehtësira për emigrantët, nëpërmjet thjeshtimit e lehtësimit të procedurave. Së dyti, për ato probleme të emigrantëve që varen nga qeveritë e vendeve ku jetojnë, duhet më shumë vullnet konkret e iniciativë për të diskutuar, dialoguar e bashkëpunuar për të zgjidhur çështjet. P.sh., që nga dhjetori i vitit 2002, me organet përkatëse greke u gjet zgjidhja që emigrantët, të cilëve nuk u kishte dalë ende leja e qëndrimit, të mund të lëviznin për në Shqipëri disa herë në vit me afate të caktuara. Po ta shikosh nga pikëpamja formale juridike, këtu mund të dilnin pengesa e vërejtje, por këto u kapërcyen me vullnet politik dhe tashmë një lëvizje e tillë është kthyer në një praktikë rutinë. Apo të marrim një aspekt tjetër shumë të rëndësishëm për emigrantët, atë të sigurimeve shoqërore dhe të pensioneve. Është nënshkruar që në verën e vitit 2002 një protokoll për këtë çështje, por ky problem i rëndësishëm vazhdon edhe sot pa u zgjidhur, pavarësisht nga takimet, edhe të kohëve të fundit midis homologësh të institucioneve përkatës dhe deklarimeve të bujshme në shtyp. Mendoj se kaq nuk mjafton, por këto çështje duhet të rifuten në axhendat e bisedimeve në nivelet më të larta shtetërore, pasi problemi është tepër i rëndësishëm. Pra, ka ardhur koha që vëmendja e qeverisë për emigrantët të jetë konkrete dhe me rezultate të prekshme.
Zoti Zeneli, përmendët më lart nevojën e krijimit të lehtësive konsullore për emigrantët. Ku i shihni problemet në këtë aspekt?
Pa dashur të jem kategorik, sistemi ynë konsullor, shërbimi konsullor, prej vitesh ka mjaft dobësi. Punohet ende me ligje apo akte të vjetra nënligjore. Nuk ka iniciativa për t‘i ndryshuar e përshtatur ato në përputhje me kohën dhe problemet e kërkesat që kanë emigrantët. Veçanërisht në përfaqësitë tona diplomatike e konsullore, ky shërbim vazhdon të jetë i kufizuar, thjeshtëzuar e me punonjës që, shpeshherë, nuk kanë as formimin elementar diplomatik, e që nuk njohin as Konventat e Vjenës, pa përmendur pastaj legjislacionin e vendit pritës. Në këtë shërbim ka nevojë për një reformë të thellë, për një koncept krejt ndryshe. Me këtë unë kuptoj që shteti, me strukturën përkatëse të tij, t‘i dalë zot shtetasit të vet atje, në vendin e huaj ku është. Shërbimi konsullor në përfaqësi nuk duhet të mbesë brenda katër mureve. Pak merren me policinë, me gjyqet, me burgjet, me zyrat e avokatëve, natyrisht, duke respektuar ligjet e vendit dhe konventat ndërkombëtare por, edhe duke kërkuar mbi këtë bazë mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të shtetasve.
Zoti Zeneli, keni qenë ambasador në Gjermani dhe Greqi; sipas përvojës tuaj, a janë shqiptarët kaq problematikë në nivelin e kriminalitetit, apo ka edhe ekzagjerime?
Imazhi për shqiptarët që kanë emigruar, pavarësisht edhe problemeve nuk është më ai i viteve të para të emigrimit. Ata janë të respektuar e të nderuar, janë të zot për punë e për shkollim, janë të përgjegjshëm në respektimin e ligjeve. Po t‘i referohemi Greqisë, ku dhe është pjesa me e madhe e emigrantëve, do të thosha me bindje të plotë se, pjesa dërrmuese e tyre tashmë është integruar plotësisht në shoqërinë greke dhe sidomos brezi i dytë, të cilët janë lindur e shkolluar në Greqi. Bashkatdhetarët tanë bashkëjetojnë dhe bashkëpunojnë me dinjitet me qytetarët grekë, janë miq të mirë midis tyre. Pavarësisht rasteve të izoluara apo incidenteve, populli grek i do emigrantët shqiptarë, i vlerëson për punën dhe sjelljen e tyre, Ky është imazhi i vërtetë i shqiptarëve në Greqi. Ky proces ka ardhur natyrshëm, me rritjen e shkallës së njohjes reciproke midis dy popujve, e sidomos ka ndikuar njohja e gjerë e vlerave të shqiptarëve në Greqi. Prandaj dhe askush në Greqi nuk çuditet e nuk përbën më lajm kur dëgjon për mjekë të talentuar shqiptarë, artistë, shkrimtarë, gazetarë, përkthyes, muzikantë të njohur, biznesmenë të suksesshëm etj., që jetojnë në Greqi. Natyrisht që ka pasur e ka shqiptarë që kryejnë krime, ashtu siç kryen krime kudo e nga kushdo, pavarësisht etnisë; por dua të theksoj një fakt të rëndësishëm: emigrantët shqiptarë, që në vitin 2004, kishin nivelin më të ulët të kriminalitetit në raport me numrin e përgjithshëm të tyre në Greqi. Nëse në periudhën 1992-2000, shqiptarët zinin vendin e parë, në vitin 2005 dhe 2006 (nuk i kam shifrat e 2007-ës), sipas statistikave zyrtare greke, shqiptarët zinin 0,82% të nivelit të kriminalitetit, ndërkohë që, shifrat përkatëse të emigrantëve të kombësive të tjera ishin shumë më të larta, duke filluar me bullgarët që ishin 1,55%, rumunët 2,25%, irakianët 8,30% dhe jugosllavët 9%. Problem kanë qenë moshat e mitura. Në totalin e të dënuarve në Greqi, shtetasit e huaj zinin 43%, ndërsa pjesa tjetër prej 57% ishin vendas.
Për sa i takon shkollimit të emigrantëve tanë, veçanërisht në vende si Greqia, Italia etj., cila mendoni se do të ishte zgjidhja më e mirë? Është kërkuar edhe hapja e shkollave shqipe.
Me numrin e madh të emigrantëve shqiptarë jashtë, natyrisht problemi i shkollimit të fëmijëve mbetet shumë i rëndësishëm. Vetëm në Greqi janë rreth 70 mijë fëmijë emigrantësh shqiptarë që ndjekin shkollat greke. Dhe kjo është e natyrshme; aty kanë shkuar të vegjël, ose aty kanë lindur, jetojnë në Greqi dhe aty do të shkollohen, ashtu si ata që jetojnë në Itali, Gjermani, SHBA etj. Në Greqi janë krijuar të gjitha lehtësitë ligjore që fëmijët e emigrantëve shqiptarë të kenë klasa të veçanta, të grupuara, kolektive për mësimin e gjuhës shqipe. Natyrisht në këto klasa do të merren njohuri të përgjithshme për gjuhën, letërsinë, historinë, gjeografinë etj. Këto lloj klasash janë të hapura që nga viti 2003 dhe janë shtuar në qytete të ndryshme. Por, natyrisht, kjo nuk e zgjidh problemin. Baza mbetet familja, vëmendja e prindërve dhe përgjegjësia e tyre që fëmijët të ruajnë e të mësojnë gjuhën shqipe. Me keqardhje, kam konstatuar edhe ndërgjegjësimi dhe përgjegjësia e mjaft familjeve për të çuar fëmijët në këto klasa kolektive, dy herë në javë, linte për të dëshiruar, dhe kjo kur bëhej fjalë për mësim falas ose me kuota simbolike. Ndërkohë që, konsiderohej si diçka normale, dërgimi i fëmijëve për mësimin e gjuhëve të huaja me pagesa mjaft më të shtrenjta. Më vinte keq kur vinin në ambasadë e më kërkonin që shteti t‘i pajiste falas me abetare. Pra, për klasa kolektive nuk ka asnjë lloj pengese. Por, janë hedhur edhe në Greqi nga emigrantët, por edhe këtu, idetë për hapjen e shkollave shqipe në Greqi. Për mendimin tim, një gjë e tillë është e tepër e vështirë për t‘u realizuar, si teknikisht, ashtu edhe parimisht. Duke lënë mënjanë (pa)mundësinë e hapjes së shkollave publike për emigrantët, nga shteti pritës, për çdolloj kombësie, jo vetëm në Greqi, por kudo në botë, e vetmja alternativë do të ishte hapja e shkollave private. Teknikisht, me 70 mijë nxënës shqiptarë të shpërndarë në të gjithë Greqinë, do të duheshin të paktën 200-300 shkolla private. Po në Itali, Gjermani, Kanada, SHBA etj.? Por edhe po të supozojmë se do të kishim mundësinë financiare për t‘i hapur e mbajtur këto shkolla, nuk e di se sa të gatshëm do të ishin familjet shqiptare që jetojnë në Greqi, Itali, SHBA etj., për t‘i dërguar fëmijët e tyre që të ndjekin ciklin shkollor në shqip, kur ata jetojnë në një vend me ekonomi e shoqëri të zhvilluar e të përparuar, ku ata synojnë të integrohen, të punojë, të ndjekin studimet e larta etj. Natyrisht, me këto që thashë, nuk përjashtoj vëmendjen e shtetit për shkollimin e fëmijëve të emigrantëve. Dhe në këtë aspekt, mund të shfrytëzohen fare mirë teknologjitë e fundit, sidomos duke subvencionuar programe lehtësisht të kapshme e që shpërndahen lehtë nëpërmjet televizioneve, bisedave, forumeve etj. Po kështu, do të përsërisja atë që thashë më lart, për parashikimin e kuotave të caktuara për emigrantët që dëshirojnë të ndjekin studimet e larta në Shqipëri me sistem korrespondence. Pra, mundësitë janë që shteti të jetë më pranë këtij problemi.
Si e gjykoni punën e diplomacisë shqiptare gjatë qeverisjes së zotit Berisha dhe ku i shihni dobësitë e saj?
Diplomacia shqiptare mbas zgjedhjeve të 2005-ës kishte për bazë po ato prioritete që kanë qenë edhe në qeveritë socialiste, pra integrimi në NATO, BE dhe angazhimin për zgjidhjen e çështjes së statusit përfundimtar të Kosovës. Pra, është e qartë se, si prioritete, këto rëndojnë në radhë të parë te MPJ, por, duke qenë komplekse, nuk mund të lenë jashtë përgjegjësisë edhe dikasteret e tjera sipas fushave, madje edhe tërë klasën politike shqiptare, pozitën e opozitën. Për këto probleme ka pasur e ka angazhime nga qeveria "Berisha", ashtu siç duhen njohur më me realizëm edhe dobësitë e të metat e këtyre proceseve. Ne tashmë e kemi marrë ftesën për në NATO; po përgatitemi për aplikimin për vend kandidat në BE; Kosova e fitoi pavarësinë. Natyrisht, për të tre këto drejtime, qeveria dhe diplomacia e saj ka pasur mbështetjen e politikës, gjë që në politikën e jashtme është jashtëzakonisht e rëndësishme. A ka pika të dobëta? Sigurisht që ka dhe unë jam shprehur për këtë në mjaft shkrime, edhe në gazetën tuaj. Natyrisht që është tjetër vija e politikës së jashtme me prioritetet e saj themelore dhe tjetër funksionimi dhe niveli i aparatit të shërbimit diplomatik. Këto nuk janë të pandara dhe kjo e fundit natyrisht që do të ndihmonte më mirë në realizimin më të mirë e më aktiv të prioriteteve. Shkurtimisht do të thosha se në fillim të ardhjes në pushtet të qeverisë Berisha u përcaktuan për MPJ dy prioritete të tjera, përveç atyre që përmenda më lart: diplomacia ekonomike dhe ajo kulturore. Pa hyrë në analiza të hollësishme, do të thosha se gjatë këtyre tre viteve, të dy këto drejtime kanë qenë mjaft të zbehta dhe efektiviteti i tyre nuk është ndjerë në asnjërën prej fushave. Sidomos në diplomacinë ekonomike duhet punuar seriozisht. Në mënyre që të mos mbetemi vetëm te fjalët e deklarimet. Madje, jam i mendimit që shkalla e nxitjes së marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve dhe sasia e investimeve të huaja direkt të realizuara, duhet të jetë një ndër treguesit kryesorë të vlerësimit të punës së përfaqësive diplomatike. Edhe për diplomacinë kulturore, më duket se është bërë fare pak dhe kjo në baza spontane dhe me aktivitete shumë të kufizuara, si një ekspozitë, promovim libri etj. Natyrisht që, si diplomacia ekonomike, ashtu edhe ajo e imazhit dhe e kulturës kërkojnë jo vetëm punën e MPJ-së, por një bashkëpunim e bashkërendim real me dikasteret e tjera të linjës, institucionet e biznesit, institucionet kulturores artit etj.
Zoti Zeneli, edhe një pyetje. Çështja e varrezave të ushtarëve grekë është kthyer sërish në debatin publik, por edhe politik midis Greqisë e Shqipërisë. Çfarë mendoni për këtë çështje dhe cila duhet të jetë zgjidhja?
Nuk e di se deri ku ka ecur dhe si ka ecur ky problem kohët e fundit. Pavarësisht nga sa është shprehur media, nuk kemi parë deklarata zyrtare nga palët për këtë çështje. Pra, nuk dua të eci me hamendësime, apo edhe më keq, me spekulime.
Gjatë kohës që ju keni qenë ambasador në Greqi është hapur kjo çështje?
Po, është hapur. Në fillim të majit 2005, unë jam thirrur në MPJ greke dhe më është kërkuar t‘i komunikoj qeverisë shqiptare dëshirën e Greqisë për të arritur një marrëveshje midis të dy qeverive, për të punuar së bashku në sistemimin në varreza ushtarake të eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke në territorin e Shqipërisë, në vitet 1940-1941. Dhe, nëse do të bihej dakord midis dy qeverive, në kuadër të Traktatit të Miqësisë të vitit 1996, do të ngrihej edhe një komision i përbashkët, i cili do të merrej me të gjitha modalitetet e duhura lidhur me çështjen e mësipërme. Përgjigja e qeverisë "Nano" në atë kohë ishte se në parim ishte dakord, por kjo çështje të bisedohej pas zgjedhjeve parlamentare, që ishin pas një muaji dhe pala greke e mirëkuptoi këtë qëndrim. E njëjta çështje i është ngritur në dhjetor të vitit 2005 edhe Kryeministrit Berisha, gjatë një takimi me Kryeministrin Karamanlis, në Athinë. Edhe Berisha u shpreh i gatshëm në parim dhe ranë dakord që menjëherë të ngrihet komisioni i përbashkët për të gjitha modalitetet. Me sa kam dijeni, janë realizuar disa takime të komisionit të përbashkët dhe duhet të presim për rezultatet e këtij procesi. Gjithsesi, dua të theksoj se nuk duhet të kemi komplekse apo paragjykime për këtë çështje. Ushtarët grekë të rënë gjatë luftës italo-greke në territorin shqiptar është mirë të kenë varrezën dhe memorialin e tyre, ashtu siç i kanë në Shqipëri edhe ushtarët e rënë të vendeve të tjera. Aq më tepër që, në të dy vendet, respekti për të rënët ka qenë një ndjeshmëri fisnike e hershme. Me vullnet të mirë politik, me frymë humane e evropianiste, kjo çështje mund të zgjidhet dhe zgjidhja e saj do t‘i shërbente forcimit të klimës së miqësisë e fqinjësisë së mirë midis dy popujve.