E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nxënësit blejnë “me pahir” fletoren e punës

12/09/2009  Ankesa dhe për çmimet e larta të librave

BERAT- Shpërndarja e teksteve shkollore në qytetin e Beratit bëhet në 5 pika kryesore, ndërsa shumë prindër pohojnë se kanë qenë të detyruar të blejnë dhe fletoret e punës edhe pse nuk është një detyrim. Sipas shpërndarësve, tekstet shkollore janë ndarë në kohë, ndërsa shumë prindër kanë shfaqur vet dëshirën të pajisin fëmijët dhe me fletoret e punës që do t’u vijë në ndihmë fëmijëve gjatë viti shkollor. Ndërsa shumë prindër të shkollave të mesme çmimet e larta i kanë quajtur të përballueshme për faktin se disa prej tyre kanë 2 ose 3 fëmijë në shkollë, gjë e cila i vë në vështirësi ekonomike për pajisen e fëmijëve me libra. Pasi kanë mësuar se Ministria e Arsimit do të subvencionojë tekstet shkollore vetëm për nxënësit e shkollave 9-vjeçare, ndërsa në shkollat e mesme do të përfitojnë rimbursim nxënësit nga familjet që përfitojnë asistencë sociale nga shteti, të indinjuar shumë prindër kanë pohuar se punojnë, por rrogat e tyre janë të pamjaftueshme për t’u blerë librat fëmijëve. Drejtori i Arsimit të rrethit të Beratit, Yzedin Hima, u shpreh se ndryshe nga vitet e kaluar këtë vit pajisa është bërë në kohë. Ndërsa prindërit duhet të tregojnë kujdes ndaj abuzimeve që mund të bëhen në pikat e shpërndarjes për të mos blerë me detyrim fletoret e punës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›