E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri doli jashtë kontrollit dhe dogji magazinën, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Policia e Durrësit vuri në pranga një 38-vjeçar i cili ndezi zjarr për djegien e barishteve, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe përfshinë një magazinë.

Policia njoftoi sot se u arrestua A. N., 38 vjeç, banues në Durrës.

Sipas policisë, nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, në lagjen nr. 14, Durrës, ka ndezur zjarr për djegien e disa barishteve pranë magazinës së një subjekti privat.

Si pasojë e daljes së flakëve jashtë kontrollit, zjarri ka përfshirë magazinën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/m.q/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›