E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidatët e PS-së për Tiranën shpalosin programin

Kandidati Ilir Zela, synon që me ardhjen e tij në drejtimin e partisë në kryeqytet, do të bashkojë të gjithë socialistët dhe progresistët, ndërtimin mbi përvojën dhe shtimin e vlerës së të gjitha kontributeve në funksion të fuqizimit të shpirtit opozitar, ardhjes në pushtet dhe qeverisjes progresiste.

Gjithashtu, ai synon forcimin organizativ të partisë në kryeqytet, zgjerimin e hapësirave për kontributet e intelektualëve, harmonizimi i veprimtarisë së Drejtimit të PS të Tiranës me atë të drejtimit FRESSH dhe Gruas Socialiste, të zgjedhur përmes një procesi të hapur e transparent.

Të tjera pika të programit të tij, janë edhe forcimi i efektivitetit të organizimit elektoral te Partisë Socialiste të Tiranës, kontributi në forcimin e koalicionit opozitar, si dhe forcimi i kolegjialitetit në vendimmarrje dhe i bashkëpunimit.

Ndërkohë, kandidati tjetër Sajmir Tahiri, e ka vënë theksin tek modernizimi i partisë, teksa ka hedhur akuza ndaj qeverisë aktuale. “Unë besoj se çdo socialist i thjeshtë, kudo qoftë, në çdo kohë, meriton mirënjohje dhe përulësi nga cilido i zgjedhur që mban mandat përfaqësues në PS, në çdo nivel. Unë besoj tek forca e secilit prej jush, por edhe tek fuqia jonë e përbashkët për të lënë mënjanë çdo motiv, banal apo të rëndësishëm, që na bën ti rrimë njëri tjetrit me kokën mënjanë, dhe të punojmë të gjithë bashkë për të ardhmen tonë të përbashkët”, ka deklaruar ai.

Tahiri shton se pushteti politik dhe vendimmarrës duhet të jetë i çdo socialistit. “Partia Socialiste e Tiranës duhet të shendohet në një kantier pune, me rregulla të mirë përcaktuara, ku të garantohet kontributi i gjithsecilit, por edhe të kthehet në vlerë të shtuar për socialistët. Ne bashkë do ndërtojmë një parti të hapur, demokratike, por njëkohësisht moderne, në gjendje ti përgjigjet kohës, terrenit dhe njerëzve”, vijoi. Ai premtoi se nëse vjen në krye të degës së partisë së Tiranës, do zgjidhet një aparat i zgjeruar sekretarësh që do punojnë ngushtësisht me të. /Start/

                                                                                             2012-02-28 08:55
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›