Zjarri ne Shale kapet autori Frrok Toma

Frrok Toma është vënë në pranga nga plicia e Shkodrës pasi ai është personi që një ditë më parë i vuri zjarrin ndërtesës së komunës Shalë. Në njoftimin e policisë nuk bëhen të ditura shkaqet e vënies së zjarrit si pasojë e të cilit u dogj tërësisht ndërtesa e komunës së shumëpërfolur për proceset zgjedhore të dështuara që në 8 maj. Po ashtu pjesa më e madhe e dokumentacionit të gjendjes civile u dogj si pasojë e flakëve, ndërsa dëme në njerëz nuk u shkaktuan pasi zyrat ishin të mbyllura.
Bruna Gjoka
Bruna Gjoka