Bankat britanike rregullore per reformimin financiar

Bankat britanike do ti nënshtrohen një rregulloreje ndër më të ashprat në botë, në kuadër të reformave financiare. Kjo rregullore ka të bëjë me izolimin nga ana e tyre të aktivitetit huadhënës me pakicë dhe grumbullimin e miliardave si capital ekstra me një kosto vjetroe prej 7 milionë paundësh.
Ministri britanik i Financave, Xhorxh Osborn tha se do të kërkojë hartimin e shpejtë të legjislacionit që mbështetet mbi këto pika, e që do të synojë parandalimin e një krize financiare si ajo e 2008- ës që detyroi dy grupet më të mëdha bankare në Britani, si LLojds dhe Banka Mbretërore e Skocisë të kërkonin shpëtim nga paratë e shtetit.
Shumë ekonomistë mendojnë se rregullat e reja do të dëmtojnë konkurrueshmërinë e bankave britanike në tregun global. Aksionet e kanë reflektuar këtë druajtje, duke zbritur menjëherë. Reforma, gjithsesi, nuk do të hyjë në fuqi deri në vitin 2019.