Integrimi fiskal Rompui 4 propozime per eurozonen

Presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy njoftoi se muajin e ardhshëm do të paraqesë katër propozime për kryetarët e shteteve dhe qeverive të eurozonës. Liderët e Bashkimit Europian do të marrin në diskutim integrimin më të madh fiksal të eurozonës dhe rritjen e qeverisjes ekonomike të unionit, të cilat pritet të propozohen nga Van Rompui.
Ky i fundit po punon me presidentin e Komisionit Europian, Hoze Emanuel Barrozo dhe presidentin e eurogrupit, Zhan-Klod Junker për përforcimin e reformave ekonomike dhe pritet të dalë me një konkluzion në mesin e muajit tetor. Duke konfirmuar këto propozime, Van Rompui tha se për vendet që përdorin të njëjtën monedhë, bashkëpunimi më i ngushtë dhe nënshtrimi ndaj një displine kolektive më strikte është legjitime. Por, saktësoi ai, është esenciale edhe ruajtja e Bashkimit Europian si një i tërë.