E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarri në burgun e Kosovës, pranga 38-vjeçarit

Elbasan- Policia ka arrestuar zjarrëvënësin që rrezikoi Burgun e Kosovës. Burimet zyrtare të policisë kanë njoftuar sot se në pranga është vënë një 38-vjeçar, akuzuar si shkaktar i zjarrit të ndodhur dy ditë më parë në zonën e Belshit, ku si pasojë e flakëve zjarri mbërriti deri në afërsi të murit të burgut.

“Sot u ndalua shtetasi Luan Komini, 38-vjeç, banues në fashtin Çërragë, komuna Fierzë”- thanë burimet policore, duke sqaruar se ai ka vënë zjarrin me dashje në parcelat e tij, të cilat ishin të mbjella me elb.

Zjarri ka dalë shumë shpejt nga kontrolli dhe ka përfshirë territore të mëdha pranë zonës ku u vu zjarri. Nga zjarri janë shkëtërruar me dhjetëra dynym të mbjella me ullinj dhe për shuarjen e tyre u desh një kohë shumë e gjatë.

“Ai u shoqërua në mjediset e komisariatit dhe do të qëndrojë në pritje të masës së sigurisë. Akuzohet për shkatërrim të pronës me zjarr”- thanë burimet. Ndërkohë dosja i ka kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›