Zjarri në masivin pyjor të Drenies vijon të jetë aktiv, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Vatra e zjarrit në masivin pyjor të Drenies vijon të jetë aktive edhe gjatë ditës së sotme.
Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri gjatë ditës së djeshme, zjarri u riaktivizua në mesnatë, ndërsa flakët iu afruan edhe banesave. Fatmirësisht, ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrfikëse dhe forcave të ushtrisë shmangu rrezikun për banorët.
Aktualisht, zjarri ka marrë përhapje të gjerë dhe po mbahet nën monitorim nga forcat e ushtrisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë në terrenin e vështirë kodrinor për neutralizimin e flakëve.
Ndërkohë, sipas informacioneve nga Prefektura e Fierit, është bërë kërkesë për ndërhyrje nga ajri për të ndihmuar në vënien nën kontroll të situatës.
/rtsh.al/