E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarri përfshin fshatin Pepel në Dropull

Nje zjarr i fuqishem ka rene ne fshatin Pepel te komunes se Dropullit te siperm ne rrethin e Gjirokastres. Ky fshat ndodhet ne nje teren malor te veshtire, ka ka veshtiresuar zjarrfikesit ne punen e tyre.

Zjarri eshte perhapur me nje shpejtesi marramendese ka ka detyruar forcat zjarrfikese te jugut te kerkojne edhe ndihmen e partnereve te tyre Greke. Dy shtepi te pabanuara dhe nje kasolle jane djegur nga flaket nderkohe qe dhjetra banesave te tjera, zjari u ka hyre deri ne oborin e shtepise.

Lufta per shmangjen e zjarrit nga banesat ka vazhduar per plot 14 ore dhe 5 automjete duke perfshire edhe ato greke kane marre pjese ne emergjencen ne fshatin Pepel. Gjate muajit Korrik ne gjirokaster dhe rrethina u shfaqen 19 vatra zjarri nderkohe qe vetem ne 13 ditet e para te Gushtit jane shfaqur 20 vatra zjarri dy prej te cilave me rezik serioz.

Floreta Ligu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›