E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina del nga rruga zhduket në ujrat e liqenit të Shkopetit

MILOT- Një makinë me targa Tirane ka dalë nga rruga duke përfunduar në ujrat e liqenit të Shkopetit. Aksidenti rrugor ka ndodhur rreth orës 13:00 kur makina me targa TR 0403 U që po udhëtonte në rrugën nacionale Milot- Burrel, kur ka dalë nga rruga duke përfunduar në ujrat e hidroventralit të Shkopetit.

Korrespondeti i NEWS24 tregon se thellësia e këtij liqeni është mbi 30 metra dhe është e pamundur ndërhyrja nga forcat e policisë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes , ndërkohë që është kërkuar ndihma e polumbarëve nga Tirana.

Zyrtarisht nuk dihej se sa persona po udhëtonin në makinë, por sipas disa banorëve të zonës, që kanë qenë pranë vendit ku ndodhi aksidenti thonë se brenda në makinë mund të kenë qenë 3 persona.

POLICIA: MAKINA NE PRONESI TE MJEKUT TAHIR ALKU
Policia ka verifikuar se makina me targa TR 04 03 U e cila ka dalë nga rruga duke përfunduar në ujrat e liqenit të Shkopetit është në pronësi të Tahir Alkut,mjek në qytetin e Bulqizës. Por policia sqaron se nuk dihet ende nëse në momentin e aksidentit ka qenë vetë mjeku 65 vjecar në timon apo një person tjetër. Ajo cka dihet është se mjeku kryente shpesh rrugën Tiranë- Bulqizë

(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›