Fushata, Basha: Do rris punësimin e fuqinë blerëse
TIRANE- Punësimi dhe rritja e fuqisë blerëse janë përcaktuar si prioritete kryesore të kandidatit të Partisë Demokatike për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Gjatë prezantimit të kandidatit për njësinë bashkiake nr. 4, Hysen Gjura, Basha bëri të ditur se vetëm nga ulja e taksave, krijimi i fondit të garancisë për kreditimin e biznesit dhe nisja e Unazës së Madhe do të hapen 15 mijë vende të reja pune.
Po kështu, Basha garantoi banorët se do t'i jepet fund abuzimit me çmimet, duke bërë të ditur se për këtë do të ngrihet një agjenci e posaçme pranë Bashkisë së Tiranës.
Lagjet e Tiranës, tha Basha, nuk do të mbeten më në mëshirën e fatit, por me një plan konkret ato do të asfaltohen dhe do të krijohen hapësira të gjelbëra dhe argëtimi për banorët.
(s.g/atsh/balkanWeb)