E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani, takim per marrjen e masave per emergjencat

Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, zhvilloi dje nje takim konsultimi me drejtues te strukturave shteterore ne nivel qendror, te cilat kane lidhje direkte ose indirekte me perballimin e emergjencave civile. Te pranishem ne takim ishin drejtues te strukturave te Ministrise se Brendshme, Puneve Publike, Bujqesise, Shendetesise, Energjetikes si dhe perfaqesues te KESH-it dhe te Institutit te Hidro-Meteorologjise. "Qellimi i kesaj konsulte ishte paraqitja dhe shkembimi i informacionit, si dhe percaktimi i detyrave per secilen prej strukturave perkatese ne rastet e mundshme te emergjencave gjate sezonit te dimrit", - beri te ditur zyra e shtypit prane Ministrise se Brendshme.
Drejtori i Pergjithshem i Emergjencave Civile ne Ministrine e Brendshme, Alfred Olli, beri nje ekspoze te pergatitjeve teknike e organizative per perballimin e emergjencave te mundshme gjate sezonit te dimrit, te gjendjes se rezervave te nevojshme per situata te kesaj natyre, sensibilizimit te komunitetit dhe lidhjes se kontratave me te tretet ne rast nevoje. Ministri Nishani kerkoi informacion dhe terhoqi vemendjen ne kete konsulte ne keto drejtime; masat ne drejtim te kujdesit shendetesor, rezervat ne medikamente ne zonat qe mbulohen nga debora dhe gatishmeria e mjeteve te transportit (perfshi transportin ajror) ne rast nevoje per te semuret; mirembajtja e rrugeve dhe gatishmeria e mjeteve per kete qellim, perfshire ato qe disponohen nga Forcat e Armatosura; gatishmeria e hidrovoreve dhe kanaleve te te gjitha niveleve; pergatitja e nje plani ndihme me mallra ushqimore per zonat qe mund te bllokohen nga debora; rritja e gatishmerise se strukturave te policise dhe posaçerisht te Policise Rrugore. Pjesemarresit ne takim raportuan mbi pergatitjet e tyre ne drejtim te perballimit te emergjencave, si dhe deklaruan angazhimin e plote te strukturave qe drejtojne per bashkerendimin e punes per zgjidhjen e situatave te mundshme te emergjences. Ministria e Brendshme, qe ne muajin shtator u ka derguar prefekteve te qarqeve nje qarkore, nepermjet se ciles u ka kerkuar angazhimin per masa pergatitore per perballimin e situatave te mundshme emergjente ne koordinim edhe me strukturat dhe organet e qeverisjes vendore.

20 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›