Aksident ne mesnate, zhduket shoferi
Elbasan- Policia e Elbasanit ka shpallur ne kerkim nje shofer te paidentifikuar i cili rreth ores 24:00, duke drejtuar nje mjet motorik ne aksin rrugor Elbasan-Cerrik ka aksidentuar T.J., 50 vjec, me banim ne fshatin Thane. Pas aksidentit autori eshte larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhene ndihmen e pare viktimes. I demtuari eshte nisur per ne spitalin e Elbasanit dhe pasi ka marre ndihmen e pare eshte derguar ne Tirane per sherbim me te specializuar. Ndaj shoferit te panjohur jane ngritur dy akuza, "shkelje e rregullave te qarkullimit" dhe "largim nga vendi i aksidentit". Edhe here te tjera ne rruget e Elbasanit ka pasur raste kur drejtuesit e automjeteve jane zhdukur nga vendi i ngjarjes edhe pse kane shkaktuar aksidente me pasoja per jeten. Disa te tilla jane regjistruar ne akset Elbasan-Peqin, Elbasan-Qafthane dhe Elbasan-Gramsh.
F.S.
F.S.