Zjarrvenie per motive konkurence

Zjarrëvenie për motive konkurence të pikave të basteve sportive në rrugën 5 Maji në Tiranë. Ngjarja është regjistruar pasditen e të shtunës, ndërsa policia ka arrestuar autorin dhe porositësin e zjarrëvenies.
Fatmirësisht zjarri është konstatuar në kohë dhe pavarësisht se ndërtimi ku ishte vendosur zjarri ishte i drunjtë, flakët janë shuar në kohë duke evituar dëmet.
Gjatë ditës së dielë, pika e basteve sportive ishte e hapur, por organizatori i ngjarjes së pazakontë ka përfunduar në pranga.
Komisariati numër 4 i Policisë së Tiranës, e ka koduar aksionin për kapjen e autorëve, “Rexhina” sikurse ishte dhe marka e “benzit” me të cilën lëviznin dy zjarrëvënësit, Hafis Daci dhe Bafti Nerguti.
Madje ishte makina e parë nga dëshmitarë gjatë ngjarjes elementi I parë që I çoi hetuesit në gjurmët e të arrestuarve.
Sipas hetimet të oficerëve të komisariatit numër 4, Daci dhe Nerguti, kishin marrë 40 mijë lekë të reja nga Alfred Qokaj për t’i vënë zjarrin pikës së basteve sportive në pronësi të shtetasit me iniciale E.A..
Po sipas policisë të arrestuarit rezultojnë të skeduar si shtetas me precedentë të mëparshëm penalë.