PD Ne 6 gusht te votojme per te shembur murin e korrupsionit
Nuk ka munguar dhe sot apeli i Partisë Demokratike për lidershipin socialist që të votojnë në 6 gusht për heqjen e imunitetit. Një apel i tillë nga selia blu erdhi pas deklaratave të përfaqësuesve socialistë, të cilët shprehin gadishmërinë e tyre për të votuar një nismë të tillë.
“Sot mediat njoftuan se klubi i miliarderëve të Partisë Socialiste shpalli se nuk janë ata që nuk lejojnë Ramën për të mos votuar heqjen apo kufizimin e imunitetit më datë 6 gusht. Nëse kjo deklaratë është e vërtetë dhe Jo bizantinizmi i rradhës së kryetarit të tyre, kjo do të faktohet me votën e këtyre zotrinjëve më datë 6 gusht, datë në të cilën këta deputetë në një votim historik kanë fatin e madh t’ju faktojnë zgjedhësve të tyre socialistë të thjeshtë se barazia para ligjit e të gjithë qytetarëve të këtij vendi është parimi universal që ata pranojnë plotësisht”, u shpreh zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi 0përmes një deklarate për shtyp.
Sipas saj, më datë 6 gusht duke votuar për heqjen e imunitetit të tyre dhe të të gjithë imunitarëve të tjerë të vendit, zotërinjtë miliarderë në krye të Partisë Socialiste dëshmojnë se nuk pranojnë pasurimin e paligjshëm të tyre duke grabitur troje e toka, duke fshehur me imunitet taksa dhe tatime, kafshatën e fukarenjëve të këtij vendi.
“Duke votuar me 6 gusht për heqjen apo kufizimin e imunitetit këta zotërinj do të dëshmojnë vullnetin e tyre se askush nuk do mund të përdorë më imunitetin si mburojë për të mbuluar trafiqet kriminale apo përvetësuar pasuritë publike të vendit. Duke votuar për heqjen e imunitetit ata votojnë për shëmbjen e murit të korrupsionit, mur që mjeron gjithnjë e më shumë të varfërit, të papunët e këtij vendi”, vlerësoi Bardhi, gjatë deklaratës.
Për këtë arsye dhe njëherë tjetër, PD i drejtoi apelin e rradhës opozitës parlamentare për të votuar pro kësja nisme në 6 gusht.
“Duke pranuar, si ç’deklarojnë sot se janë të gatshëm për heqjen e imunitetit, ata kanë rastin të faktojnë me votën e tyre më 6 gusht se pavarësisht nga akuzat e përditshme të kolegëve të grupin të tyre socialist dhe jo vetëm të tyre për pasurim të paligjshëm, ata nuk kanë frikë nga pasuritë e tyre dhe nuk duan, nuk kanë nevojë për vellon e imunitetit për to. Partia Demokratike fton z. Rama të lejojë deputetët e tij që të votojnë më datë 6 gusht për heqjen apo kufizimin e imunitetit si dëshmi e vullnetit të qartë për të shembur murin e korrupsionit, për të mos bllokuar rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, si një provë që z. Rama dhe partia e tij pranojnë barazinë para ligjit e qytetarëve shqiptarë”, u shpreh zëdhënësja e selisë blu.