E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morine ura e shqiptareve ne rajon

Bregdeti shqiptar është i preferuari i pushuesve kosovarë, që së bashku me infrastrukturën e përmirësuar e kanë kompletuar imazhin pozitiv. Në Morinë fluksi i kalimeve të shtetasve kosovarë shënon rritje në pikun e sezonit turistik. Në çdo orë të ditës në këtë pikë kalimi, radhë të gjata automjetesh regjistrohen si në hyrje ashtu edhe në dalje nga Shqipëria.
Në 24 orët e fundit kanë hyrë nga Morini më shumë se 31 mijë kosovare me 11 mijë e dyqind automjete, ndërsa kanë dalë nga Shqipëria 22 mijë shtetas me 8 mijë automjete. Të gjitha hyrjet në Shqipëri kanë destinacion plazhin në bregdetin shqiptar që ndryshe nga vitet e kaluara këtë herë ka marrë mjaft vlerësime pozitive për kushtet dhe cilësinë e shërbimeve.
Por në këtë pikë kalimi, ka jo pak edhe shtetas malazez që udhëtojnë nga Ulqini për në Prishtinë dhe anasjelltas përmes rrugës së kombit. Në krahasim me vitin e kaluar shifrat janë më shumë se 23 % në rritje. Në Morinë punohet me shtatë deri në nëntë sportele, në varësi edhe të fluksit ndërsa nga pala kosovare për mungesë të ambienteve dhe personelit punon vetëm me tre sportele, duke mos eliminuar dot radhët në pjesën e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›