E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona, 7 milion për Xavin

Sipas mediave spanjolle, ekipi i Barcelonës javën e kaluar i ka bërë ofertë të re mesfushorit Xavi Hernandez, por ende nuk është arritur marrëveshja.
Siç ka shkruar Marca, javën e kaluar është zhvilluar një takim gjatë të cilit klubi i ka ofruar marrëveshje katërvjeçare të vlefshme 7 milionë euro në sezon, plus edhe bonuset nga ndeshjet si edhe sukseset e arritura në sezonin e ardhshëm. Sipas kësaj sportive, marrëveshja ende nuk është arritur, pasi Xavi ka kërkuar 9 milionë euro. Parashihet se spanjolli kërkon të jetë lojtari i dytë më i paguar në ekip dhe të ketë pagë më të madhe se Samuel Eto'o.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›