Zogaj: Dy palët duhet të tolerojnë
Publicisti dhe politikani, Preç Zogaj, deklaroi dje se Kryeministri Berisha ashtu edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, duhet të tolerojnë të dy, në mënyrë që tryeza e negociuar nga Topi të funksionojë. Në këtë kuadër, ish-deputeti i PD-së theksoi se opozita duhet të kthehej në Parlament, ndërsa nga ana tjetër mazhoranca duhet të hapte disa kuti, duke përzgjedhur kampione. Sipas Zogajt, vetëm në këtë mënyrë do të funksiononte tryeza dhe të dyja palët do të mbeteshin të kënaqura nga zhvillimi i saj. Po kështu, Zogaj theksoi se kjo ishte mënyra e vetme që kriza politike në vend të përfundonte.
#