Standardi Rishikim dhe mirembajtje
Pamja e sotme e mjerueshme e aktualizimit publik te standardit nuk mund te perdoret si argument ne mbeshtetje te ketij rishikimi por si laborator per te analizuar shmangiet nga norma dhe identifikuar pikat e dobeta te standardit ose ato struktura qe jane tronditur
Here pas here degjon zera te te gjitha llojeve dhe nga shume drejtime te propozojne se standardi i shqipes duhet ndryshuar. Arsyet qe sillen per propozime te tilla jane te ndryshme here te mbeshtetura here emocionale here kompetente here te pabaza. Megjithate ne vetvete kerkesa per te rishikuar aspekte te ndryshme te standardit eshte legjitime sa kohe qe standardi ngrihet mbi nje marreveshje ose konvencion per te perdorur ne publik nje sistem te caktuar rregullash gjuhesore per te siguruar komunikim optimal brenda bashkesise adoptuese.
Mes arsyeve qe sillen ne mbeshtetje te kerkeses per ndryshime te standardit spikat pikepamja se standardi ne formen qe ka sot nuk i permbush dot nevojat gjuhesore te nje pjese te madhe te shqiptareve. Kjo pikepamje lidhet edhe me argumentin se mangesite te metat dhe dobesite ne perdorimin aktual te standardit jane ne vetvete deshmi ose simptome e dickaje qe nuk shkon me standardin vete.
Ne te vertete ligjerimi publik i shqipes vecanerisht i shqipes se levruar ne mediat e shkruara sot le per te deshiruar. Perdoruesit shpesh nuk e zoterojne standardin gjuhesor as jane ne gjendje te shfrytezojne te gjitha mundesite qe ai ofron e jo me te ndihmojne per pasurimin e tij. Ligjerimi ne mediat e shkruara vjen shpesh i sperkatur me gabime drejtshkrimore gramatikore dhe leksikore pa folur pastaj per fjalet e huaja te panevojshme dhe mungesen e shkronjave e dhe c ne disa tekste qe hartohen shkeleshko ne kompjuter.
Por a kemi valle te drejte qe gjendjen e sotme te perdorimit te standardit ne mediat ta perdorim si argument per nevojen e ndryshimeve ne standard
Une besoj se kete te drejte nuk e kemi.
Nese perdoruesit e sotem te ligjerimit publik nuk arrijne ta perdorin shqipen e njesuar ne pajtim me rregullat e miratuara kjo nuk ka aq te beje me mangesite strukturore dhe lendore te standardit vete sesa me shkaqe dhe rrethana jashtegjuhesore.
Mes ketyre vlejne te permenden para se gjithash mungesa e nje zotimi te qendrueshem institucional per ta mbrojtur standardin mangesite serioze ne mesimin e shqipes se njesuar ne shkollat dhe renien e prestigjit te standardit vete ne publik per shkak te pershoqerimit qe i behet me regjimin komunist monizmin kulturor dhe politikat gjuhesore totalitare.
Kjo do te thote se cfare mungon sot eshte para se gjithash vullneti per ta imponuar standardin ne tekstet publike vullnet i cili ne rrethana normale do te manifestohej me pjesemarrjen aktive te redaktoreve gjuhesore ose te korrektoreve teknike ne pergatitjen e teksteve per botim. Sic dihet dhe sic e tregon pervoja e trajtimit te ligjerimit publik ne anglishte frengjishte gjermanishte rusishte italishte dhe ne cdo gjuhe tjeter qe meton ti jape forme nje kulture qytetare te organizuar jane pikerisht keta filtra se bashku me vullnetin institucional ne mbeshtetje te formave gjuhesore te rregullta qe sigurojne mirembajtjen e standardit ne kohe dhe ne hapesire.
Pa nje mirembajtje te tille sistematike ligjerimi publik vecanerisht ligjerimi i shkruar vjen e rregjohet vetvetiu.
Ndonje ithtar teorish komploti perballe realitetesh te tilla mund te kuturisej e te mendonte se rregjimi i standardit per faj te mungeses se mirembajtjes eshte pjeserisht i qellimshem meqe vetem duke u rregjuar standardi ekzistues mund te bindet perfundimisht publiku per nevojen e zevendesimit te tij me nje standard tjeter.
Natyrisht kjo hipoteze ose teori nuk ka ndonje baze. Ne gjendjen e tanishme te dijes vec mund te pohohet se standardi i ligjerimit te shkruar publik eshte rregjuar per te njejtat arsye sic jane rregjuar edhe institucionet e tjera publike shkollat institucionet kerkimore-shkencore bibliotekat teatrot kinemate etj. ose vepra dhe sherbime te ndryshme publike si parqet hekurudhat spitalet e me ne fund mjedisi. Shkaku i ketyre shkaterrimeve pak a shume te kontrolluara eshte nje i vetem indiferenca nga ana e organizmave qe duhej te kujdeseshin per mirembajtjen e institucioneve objekteve dhe veprave ose te ruanin kompleksitetin e sistemeve perkatese.
Vecanerisht entropine e sotme ne ligjerimin e shkruar publik mund ta krahasojme me fatin e disa objekteve arkitektonike te qendres se Tiranes me te cilat kryeqyteti dikur krenohej ndersa sot jane lene te shkermoqen deri ne shemti. Pallati i Kultures dhe Hotel Dajti te vijne menjehere ne mendje se bashku me rastin e fundit te bujshem te Piramides. Jashte Tiranes meriton vemendje amortizimi i ish-viles se Zogut ne Durres - por mund te silleshin edhe shume shembuj te tjere.
Kur eshte fjala per ndertesat publike njeriu tundohet fort qe tu jape te drejte teorive te komplotit - meqe ndertesa publike e rregjuar sot eshte projekti privat shumemilionesh neser dhe qarqe te caktuara fare mire mund te komplotojne per te hedhur ne dore troje ne qender te kryeqytetit.
Megjithate edhe vetem indiferenca e autoriteteve ndaj nevojes se ketyre ndertesave qendrore per mirembajtje sistematike mjafton per te shpjeguar gjendjen e tyre sot dhe per te pare nje logjike perverse ne veprim e cila lejon te lihen pas dore me ose pa vetedije pasuri dhe hapesira dhe institucione publike ne emer qellimesh private gjithfaresh.
A vepron nje logjike e tille edhe me politiken e shperfilljes e cila po ndiqet kundrejt zbatimit te standardit gjuhesor te shqipes ne ligjerimin e shkruar publik
Pas gjithe gjasave jo meqe standardin gjuhesor ekzistues nuk mund ta zevendesosh me nje standard gjuhesor privat as mund te nxjerresh fitime materiale nepermjet kapjes mafioze ose paramafioze te ligjerimit publik shqip te folur dhe te shkruar.
Mirepo ne kushtet e indiferences institucionale flagrante ndaj pasurive dhe hapesirave publike eshte veshtire qe amortizimin dhe rregjimin e standardit ekzistues te mos e lidhesh sado terthorazi me synimet dhe instinktet kulturore te kujt shqipen e sotme te njesuar nuk e sheh si institucionin e vet as si institucionin e perbashket te shqiptareve por si xham per tu thyer truall per tu zaptuar mur per tu shembur ose peme per tu prere ne park.
Me fjale te tjera shqipja e njesuar ose standardi gjuhesor i sanksionuar ne Kongresin Drejtshkrimor te vitit 1972 dhe tashme me nje tradite te veten te pavarur nga variantet letrare qe i paraprijne mund dhe ndoshta duhet te rishikohet per ta permiresuar funksionimin e standardit ne te gjitha nivelet dhe regjistrat. Gjithsesi pamja e sotme e mjerueshme e aktualizimit publik te standardit nuk mund dhe nuk duhet te perdoret si argument ne mbeshtetje te ketij rishikimi por vetem e vetem si laborator per te analizuar shmangiet nga norma dhe identifikuar pikat e dobeta te standardit ose ato struktura qe jane tronditur me shpejt e me thelle prej trysnive qenderikese.
Zbatimi ne praktike i standardit vecanerisht ne ligjerimin e shkruar publik lyp zotim te vazhdueshem nga ana e institucioneve qe kane ne ngarkim mirembajtjen e ligjerimit shqip - ose mbikeqyrjen teknike te teksteve qe i jepen publikut. Edhe perdorimi publik i gegerishtes se shkruar qe ndeshet here pas here ne mediat ose ne letersine artistike nuk vjen si pasoje e shperfilljes se rregullave te shqipes standard por eshte rezultat i nje politike gjuhesore me liberale ndaj formave alternative ndaj standardit cka don te thote edhe se liria gjuhesore brenda ligjerimit publik do kuptuar si liri per te zgjedhur mes varianteve letrare te konsoliduara jo si autorizim per te perdorur ne publik me goje dhe me shkrim te folmen e katundit tend.
Cilido qofte standardi gjuhesor sot dhe neser me ndryshime ose pa ndryshime ai do te kerkoje miratimin dhe mbeshtetjen aktive te perdoruesve per te funksionuar si duhet se bashku me angazhimin e institucioneve qe merren me mbrojtjen dhe mirembajtjen e ligjerimit publik.
Prandaj edhe zbatimi sistematik i standardit ne ligjerimin e shkruar publik dhe nevoja per rishikim te standardit ekzistues te shqipes jane dy ceshtje te ndryshme. E vetmja lidhje mes tyre po ta kerkonim do te kishte te bente me ate qe nisma komplekse per rishikimin e standardit do te mund te ndermerret me sukses vetem nga institucione te cilat e shohin ligjerimin e shkruar te shqipes para se gjithash si pasuri publike te rrenjosur ne traditen tone kulturore te perbashket mbareshqiptare dhe te vyer per te gjithe perdoruesit.
Permbledhje
Ligjerimi publik i shqipes vecanerisht i shqipes se levruar ne mediat e shkruara sot le per te deshiruar. Perdoruesit shpesh nuk e zoterojne standardin gjuhesor as jane ne gjendje te shfrytezojne te gjitha mundesite qe ai ofron e jo me te ndihmojne per pasurimin e tij.