Tiranë, studentët e të moshuarit udhëtim falas në urban

Basha nënvizoi se objektivi strategjik afatgjatë i Bashkisë së Tiranës është “një shërbim i transportit publik, me cilësi në përmirësim, me shtrirje në të gjithë qytetin e Tiranës, në dobi të të gjithë qytetarëve të Tiranës”.
Kryebashkiaku tha se përdorimi më i madh i transportit publik është objektiv i Bashkisë së Tiranës, në të gjithë planet, që nga ai urbanistik, tek plani i transportit dhe planet e tjera. “Ky është natyrisht një standard evropian, është një standard i cili do të sjellë një impakt të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së jetës, në disa aspekte, më pak ndotje, lëvizshmëri më të shpejtë dhe kosto më të ulët për qytetarët”, tha Basha.
Pavarësisht kompetencave që ka me ligj, Bashkia e Tiranës, Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha theksoi se Bashkia nuk do të qëndrojë indiferente, për çështje të cilat do të kenë një impakt në qytet dhe jetën e qytetarëve. Për ne është e rëndësishme, të përparojmë me një shërbim më cilësor, që do të thotë autobusë të rinj, me të gjithë parametrat funksionalë, me mundësitë që duhen si gjatë dimrit dhe gjatë verës, me frekuencën e duhur dhe të monitoruar siç duhet të lëvizjes, pra pa vonesa dhe të shtrirë në të gjithë qytetin e Tiranës”, tha Basha.
Për këtë arsye, sipas Bashës është vendosur edhe funksionimi i një linjë të re, e cila i shërben kryesisht zonës së Qytetit “Studenti”. Kryebashkiaku bëri të ditur se Bashkia është e hapur, për të diskutuar me Shoqatën e Transportit Publik, edhe për miratimin e linjave të tjera, në dobi të transportit të qytetarëve, anembanë qytetit të Tiranës. Një nga synimet kryesore të Bashkisë së Tiranës, sipas Bashës, është ofrimi i një shërbimi sa më të mirë, por edhe sa më të pranueshëm për xhepat e kategorive të veçanta të qytetarëve, në veçanti për pensionistët mbi 65 vjeç dhe studentët.
“Në këtë kuadër, mendoj se ka hapësira të mjaftueshme, që jo ta diskutojmë si objektiv të veçantë, por në kuadrin e planit të përgjithshëm të masave që do të marrim, për t’u ardhur në ndihmë edhe juve, ne të shikojmë se si mund të realizojmë objektivin e Bashkisë së Tiranës, për transport me tarifë të reduktuar, deri në tarifë “zero”, për studentët dhe pensionistët mbi 65 vjeç”, tha Basha.
Kryetari i Bashkisë ka ftuar Shoqatën e Transportit Publik, të bëhet pjesë e diskutimit, për të ardhmen e transportit publik, që nga planet për linjat e tramit e deri tek rishikimi i plotë i rrjetit rrugor, me përparësi, korsitë e dedikuara./Start/
2012-01-11 08:47