Dyshimi se punëtorët dogjët fabrikat në autostradë
Burime nga Prokuroria e Tiranës thanë se në pyetje do të merren punëtorët e firmës me pajisje hidro-sanitare “Henry sh.p.k” dhe asaj të mobilierisë. Nuk përjashtohet mundësia që ndonjëri prej tyre të jetë i implikuar në vënien e zjarreve
TIRANE-Hije dyshimi për punëtorët e “Henry 2000” dhe “Ardeno”, dy firmave gjigante të cilat u shkrumbuan javën e shkuar. Burime nga Prokuroria e Tiranës thanë se në pyetje do të merren punëtorët e firmës me pajisje hidro-sanitare “Henry sh.p.k” dhe asaj të mobilierisë, pas mund të japin mjaft të dhëna të dobishme për hetimin. Gjithashtu nuk përjashtojnë mundësinë që ndonjëri prej tyre të jetë i implikuar në vënien e zjarreve, pasi deri më tani rezulton se shkëndija në dy firmat është e qëllimshme dhe jo aksidentale, sikurse pretendon policia. Në fakt nuk jepen detaje të mëtejshme, por së shpejti prokuroria do të thotë fjalën e saj për të dyja ngjarjet. Dyshimet e forta janë se zjarret janë vënë qëllimisht për arsye konkurrence dhe për realizimin e qëllimeve dashakeqe mund të ketë “gisht” dhe ndonjë nga punëtorët. Magazinat e firmës “Henry sh.p.k” që ndodheshin në kilometrin e 10 në autostradën Tiranë-Durrës, si dhe firma e prodhimit të mobilieve “Ardeno” po në autostradë, u shkrumbuan nga gjuhët e flakëve gjatë javës që lamë pas. Zjarri në ambientet e “Henry” ra të hënën e javës së kaluar dhe u shua pas tetë orësh pasi magazinat ishin shkrumbuar tërësisht. Ndërsa në fundjavë e konkretisht në orët e para të mëngjesit të së premtes së kaluar, u shkrumbua fabrika e përpunimit të drurit “Ardeno”, që kryesisht operonte në linjat e prodhimit të karrigeve. Për fat të mirë zjarri u izolua në kohë, pa prekur dy pikat distributore të gazit dhe oksigjenit, “Sofi Gaz” dhe “Petrol Gaz”, duke shmangur kështu një tragjedi të vërtetë njerëzore.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)