Zogbi nxjerr fitues PS-ne
39 perqind e shqiptareve do te votonin per Partine Socialiste nese zgjedhjet parlamentare do te zhvilloheshin sot. Sondazhi i “Zogby International” publikuar ne televizionin Top-Channel, ben fituese Partine Socialiste me 39 perqind te votave, kundrejt 34 perqind te votave te Partise Demokratike.
“Zogby” eshte fokusuar ne sondazhin e tij per periudhen 10-16 shkurt dhe ka mare per baze nje kampion prej 1 mije personash te pyetur.
Nderkohe dy partite e medha ndiqen nga LSI e cila rezulton me 5 perqind te votave si dhe 2 perqind per G99. Partite e tjera PDK, PBDNJ, PR, PSD dhe PAA kane rezultuar me 1 perqind. Sipas perfaqesuesit te “Zogby International”, Sam Rogers, 12 perqind e votuesve shprehen te pavendosur per voten. Nga te dhenat e sondazhit mujor, vihet re se Partia Socialiste eshte rritur me 2 perqind dhe Partia Demokratike me 1 perqind.