E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hall Berri, perla e zezë e sensualitetit



Zgjedhjet e fundit profesionale nuk kanë qenë më të mirat pasi prej disa vitesh ka qenë tepër e impenjuar me rolin e saj si nënë. Por gjallërinë dhe sensualitetin aktorja nuk e ka humbur. Pas kurorëzimit nga “Esquire” vitin e kaluar, tashmë një stacion televiziv për adoleshentë, e ka shpallur “Femrën me ngjyrën më seksi”. Në këtë rast, Berri ka lënë pas konkurrentet e forta: Tara Banks, Alisha Keis dhe Xhada Pinket Smith. Për shkak të shtatzënisë, Berri për një farë kohe u largua nga ekranet e mëdha të kinemave, por së shpejti do të kemi mundësinë ta shohim si protagoniste të filmit “Frankie & Alice”, për të cilin janë shfaqur paraprakisht disa imazhe, në të cilat Hall ekspozon fizikun për t’u pasur zili. Me këto imazhe, aktorja sikur do të thotë: “U riktheva dhe siç e shihni jam gjithmonë në formë perfekte”. Publiku ka vazhduar ta votojë edhe në kohën kur ajo ka lënë mënjanë karrierën, duke shprehur mendimin se aktorja me ngjyrë vazhdon të jetë sensuale dhe e parezistueshme. Kjo shihet qartë nëse bëjmë një krahasim me konkurrentet e tjera Alisha Keis dhe duke vazhduar me modelen Tara Banks dhe aktoren Xhada Pinket Smith. Në listën e konkurrenteve ishte edhe Rihana, e cila nuk mblodhi shumë vota, edhe pse u keqtrajtua para pak kohësh nga i dashuri Kris Braun.

11 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›