E Diel, 1 Nëntor 2026

Halimi: Memorandumi per te monitoruar punen e gjyqtareve Eva Gjura



Ministri i Drejtesise Eduard Halimi dhe zv.kryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Elvis Cefa kane nenshkruar dje memorandumin e bashkepunimit institucional mes dy institucioneve. Ky bashkepunim institucional synon shmangien e mbivendosjes se kompetencave ne Inspektimin Gjyqesor dhe monitorimin e sistemit gjyqesor. Gjate fjales se tij, ministri i Drejtesise, theksoi se "me ane te ketij dokumenti te vullnetit te mire, dy Institucione te rendesishem te shtetit te se drejtes, marrim persiper te permiresojme ende procesin e inspektimit dhe monitorimit te sistemit gjyqesor. Ne jemi te ndergjegjshem se dhenia e drejtesise duhet te bazohet dhe orientohet ne parimet baze si: pavaresia dhe paanesia e pushtetit gjyqesor; pergjegjshmeria e gjyqtareve dhe aktoreve te tjere ndaj Kushtetutes dhe ligjit; rritja e aksesit per qytetaret ne drejtesi; rritja dhe konsolidimi i transparences se te gjithe veprimtarise se sistemit te drejtesise". Ministra ka vleresuar se ky memorandum do te ndihmoje per monitorimin, evidentimi dhe identifikimi i gjyqtareve te ndershem nga ata devijante, profesionale nga ata te paafte, pasi ky eshte proces jashtezakonisht i rendesishem per forcimin e sistemit gjyqesor dhe sundimin e ligjit. Gjithashtu, ministri ka informuar se ky akt synon harmonizimin e procedurave dhe praktikes se inspektimit gjyqesor ne te dy institucionet bazuar ne parimin e roleve dhe pergjegjesive te ndara, per te, permiresuar efektivitetin dhe transparencen e inspektimeve ne sistemin gjyqesor, rritur besueshmerine e publikut ndaj gjykatave dhe ndaj autoriteteve shteterore te inspektimit te tyre dhe per te nxjerre rekomandimet e pershtatshme per permiresimin ne vijimesi te kuadrit ligjor perkates. "Nga sot, inspektoratet e dy institucioneve do te jene me efeciente, asnjeri prej tyre nuk do filloje inspektimin pa komunikuar me tjetrin, asnje prej tyre nuk do t'i jape nje rruge nje ankimi pa u konsultuar me tjetrin. Asnje prej tyre nuk do te miratoje nje plan inspektimi pa komunikuar me tjetrin", - eshte shprehur ministri i Drejtesise. Sipas tij, fale nje portali online, komunikimi behet automatik, dhe shmanget teresisht mbivendosja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›