Zona industriale e Durrësit, karambol vendimesh qeverie
Një vendim i qeverisë që mban numrin 391 datë 21.02.2008 bën një karambol social me një vendim tjetër qeverie, atë me nr.306 datë 30.06.1994 lidhur me familjet e përmbytura nga Hidrocentrali i Fierzës. 306-a u jep familjeve të përmbytura truall, tokë dhe kredi për banesë në fshatin Spitallë në Durrës, ndërsa vendimi tjetër i 2008-ës e kthen zonën e tyre në "Park Industrial", duke urdhëruar shpronësimin dhe mbi të gjitha duke shfuqizuar 306-ën që ishte në veprim.
Vendimi parashikon ndërtimin e parkut industrial në një sipërfaqe prej 850 ha, pjesë e zonës kadastrale 8517 ku ndodhen edhe 287 familje kryesisht nga Kukësi, që kanë në posedim truallin, tokën dhe shtëpitë e ndërtuara sipas vendimit 306 (1994), ku ndodhen gjithashtu 300 troje të premtuara për kontingjentin tjetër të familjeve të përmbytura, si dhe 160 ha tokë e planifikuar gjithashtu për ta. Vendimi qeveritar që parashikon ndërtimin e parkut industrial me koncesion thotë që pjesët e truallit që ndodhen në zonën e përcaktuar do të shpronësohen apo kompensohen sipas Ligjit 8561 (1999) që ka të bëjë me marrjen e shpronësimin ose marrjen në përdorim të pasurisë, pronës private, për interesin publik. Pika 11 e vendimit të cituar thotë edhe këtë: vendimi 306 (1994) "për masat që do të merren për zonat e përmbytura nga ndërtimi i hidrocentraleve në rrethet Kukës, Has, Tropojë dhe Pukë", shfuqizohet.
Dy probleme pas vendimit: Së pari, pezullohet ndihma e mëtejshme e shtetit për kontingjentin e familjeve që do të vendoseshin në trojet e përcaktuara në Spitallë, ku janë skicuar 300 troje dhe ku ndodhen 160 ha për familjet e përmbytura si kompensim. Së dyti, 287 familjet që ndodhen tashmë në Spitallë në truall të dhënë nga shteti, me një sasi toke dhe me shtëpi të ndërtuara me ndihmën e shtetit, këto familje pra, dalin zbuluar sepse, siç tregojnë drejtues të shoqatës së përmbytjes, ata nuk kanë tapi pronësie. Nuk mund të thuhet me siguri se për çfarë arsyeje këto familje nuk janë pajisur me certifikata pronësie, por ajo që duket pas vendimit 391 është se 287 familjet përjashtohen nga procesi i mëtejshëm i realizimit të pronësisë, i cili ka zgjatur afërsisht dy dekada.
Drejtues të shoqatës së familjeve të përmbytura nga Hidrocentrali i Fierzës kanë kërkuar takim urgjent me Kryeministrin Sali Berisha për të kundërshtuar dhe kërkuar sqarime rreth një vendimit të fundit të qeverisë me nr. 391 datë 21.02.2008, mbi shpalljen e "zonës ekonomike" Spitallë. Të hënën në mesditë, ata kanë zhvilluar një takim me kryetarin e Qarkut të Kukësit, Shefqet Bruka, të cilit i kanë kërkuar të ndërmjetësojë një takim me Kryeministrin për këtë çështje. Ky i fundit, siç mësohet nga burime të Qarkut të Kukësit, ka siguruar një "ok" nga lart dhe këto ditë takimi mund të bëhet.
Kryetari i shoqatës, Jahir Trota, tha se kërkesat themelore për Kryeministrin do të jenë: 1. Pajisja me tapi e 287 familjeve që ndodhen aktualisht në Spitallë, 2. Shfuqizimi i vendimit 391 për pjesën e 300 trojeve dhe 16 ha të caktuar për përmbytjen.
"Ne do ta apelojmë këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese", tha Trota duke shtuar se kontingjenti i përmbytjes nuk mund të duronte më, "kemi 14 vjet me tesha në shpinë si refugjatë, sepse shtëpinë dhe tokën na e përmbyti shteti për të ndërtuar Hidrocentralin e Fierzës, tani na kompensoni ose na ktheni tokën ju lutem...", tha Trota.
Historia
Tri dekada sorollatje pa gjetur një zgjidhje
Të shpërngulurit,
nga greva në grevë
Historia nisi në vitin 1978 kur zona e Kukësit dhe disa zona të tjera u zhvendosën për shkak se mbi lumin Drin u ndërtua Hidrocentrali i Fierzës, më i madhi në vend. Për këtë arsye u shpërngulën, kryesisht nga Kukësi, mbi 5500 familje ose rreth 35 mijë banorë dhe u përmbytën vetëm në Kukës mbi 3 mijë ha troje dhe tokë bujqësore, pemëtari dhe infrastrukturë. Protestat e para nisën në vitin 1992, por banorët arritën të ulin qeverinë e atëhershme në tryezë të zgjidhjes vetëm në vitin 1994 me anë të një greve shumë të fuqishme të urisë. Në atë kohë pati edhe dhunë policore që përfundoi pa gjak. Zgjidhja e pjesshme përfshiu 500 familjet e para, të cilësuara si grupi emergjent, të cilave shteti u caktoi vendin për ndërtimin e vendbanimit të ri tokë bujqësore dhe kredi për t‘u zhvendosur nga Kukësi. Zhvendosja u shoqërua me shumë probleme, kryesisht subjektive, duke mos lëvruar kredinë e premtuar për infrastrukturë në vendbanimin e ri siç ishte fshati Rinia në Durrës etj. Ndërsa në Kukës, protestat u ndezën pothuajse vit për vit. Nga njëra grevë urie në tjetrën deri 3 vjet më parë, kur mijëra familje të shoqatës ishin shumë afër zgjidhjes. Një komision i ngritur nga ish-kryeministri Nano hartoi dosjen e kompensimit përfundimtar me studimin e kostos financiare dhe gjithçka tjetër. Por kjo dosje kurrë nuk u firmos prej tij. Disa prej pikave kryesore të kërkesave të shoqatës kanë mbetur të njëjta që nga vitet 1992 dhe 1994. Kompensim me lek në dorë ose me këste për tokën e përmbytur nga Hidrocentrali i Fierzës me çmimin e tregut në momentin e kompensimit. Aksionerë në privatizimin e hidrocentralit. Qira e tokës bujqësore dhe truallit që nga vitet 90... Kreditim financiar për zhvendosje nga Kukësi etj. Por vendimi i fundit i qeverisë i jep fund një odiseje jo vetëm të dhimbshme të rreth 5 mijë e 500 familjeve të zhvendosura, por edhe një prej proceseve më të përfolura në vend për zvarritje dhe abuzime.