Zonat turistike kontrolle per cilesine dhe sigurine e pikave te karburantit

Inspektorati Qendror Teknik, institucioni që mbikëqyr cilësinë dhe sigurinë e tregtimit të karburanteve dhe gazit, ka intensifikuar kontrollet në zonat turistike.
Kryeinspektori, Ardian Dauti, tregon për “ABC News”, se lokalet që përdorin gazin e lëngshëm , por edhe pikat e karburantet do të jenë në kontrolle sistematike, me qëllim që shërbimet për pushuesit të jenë sa më të sigurta dhe cilësore.
Ndërkaq, Dauti informon se nga kontrollet e ushtruara deri tani janë marrë masa për 120 pika të tregtimit të karburanteve, të cilat kishin mangësi në dokumenta.
Gjithashtu, ai bën të ditur se Inspektorati ka firmosur kërkesën për heqjen e licencave për 20 njësi shitjesh të karburantit.
Dauti bën të ditur se tregu i karburanteve është përmirësuar, duke siguruar se cilësia e naftës dhe e benzinës që hidhet në makinat shqiptare nuk ka përbërës jo cilësor.
Ndërkaq, ligji për gjobat që vendos IQT ka ndryshuar vitin e shkuar, duke bërë të mundur ekzekutimin në terren të këtyre penaliteteve.
Ky fakt, si dhe shtimi i kontrolleve nga ky institucion ka çuar në përmirësimin e tregut të karburanteve në vend.