Jo më pak se 200 fitues për kompensim financiar
16/06/2011 Sipas kreut të AKKP-së, Elvis Çefa, pas 2011 kompensimi do të bëhet në çdo kohë
Jo më pak se 200 ish-pronarë do të shpallen fitues për kompensimin financiar të këtij viti. Kreu i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Elvis Çefa, konfirmon se kërkesat nga ana e subjekteve të shpronësuar kanë qenë të larta. Por duke konsideruar dosjet e deritanishme, të cilat arrijnë në 1012 aplikantë, pritet që numri i përfituesve, ashtu si edhe gjatë dy-tre viteve të fundit të jetë më i madh se 200.
Kompensimi 2011
Punonjësit e administratës së AKKP-së janë duke verifikuar dosjet, ndërsa afati ligjor për nxjerrjen e listës përfundimtare të fituesve për 2011 është tre muaj nga data e mbylljes së procesit të pranimit të aplikimeve. Kjo datë përkon me fundin e korrikut dhe fillimin e muajit gusht. AKKP-ja ka regjistruar në total 1012 kërkesa për kompensim prone. Të dhënat mbi numrin e këtyre kërkesave të ndara, sipas qarqeve, tregojnë se numrin më të madh të kërkuesve e zënë ata nga Tirana me 377 kërkesa për kompensim, pastaj vjen qyteti i Shkodrës me 168 kërkesa dhe Korça me 140 kërkesa. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave është duke vijuar procesin e shqyrtimit administrativ të këtyre kërkesave. Sa më i hershëm në kohë të jetë vendimi aq më e madhe është mundësia për t’u kualifikuar. Nëse më parë pavarësisht nga sipërfaqja e njohur kompensoheshe vetëm për 200 metra katror tani kompensohesh deri për 600 metra katror, pasi është hequr kushti që po të kishe pasur kthime në natyrë nuk kompensoheshe financiarisht. Procesi i kompensimit në të holla për pronën ish-pronarëve për këtë vit ka në dispozicion rreth 1 miliard lekë.
Planveprimi
Brenda vitit 2011 pritet të vihet në punë planveprimi i ri për kthimin dhe kompensimin e pronave. Një strategji e tillë, e cila është miratuar tashmë me Vendim të Këshillit të Ministrave, do të bëjë të mundur kompensimin financiar të ish-pronarëve në çdo kohë, madje edhe disa herë brenda një viti. Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Elvis Çefa, tha se rëndësia e këtij plan-veprimi është mundësia për të pasur një afat kohor për mbylljen e procesit kompensues. Kompensimi financiar i pronave do të bëhet më i shpeshtë, madje edhe disa herë brenda një vitit, me qëllim kompensimin final të subjekteve të shpronësuara. Është kjo pjesë e plan-veprimit të ri të qeverisë, për kompensimin 100 për qind të ish-pronarëve. Sipas kreut të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ky plan-veprim rikonfirmon vullnetin e qeverisë për të zgjidhur në mënyrë përfundimtare çështjen e pronave. “Plan-veprimi hyn në fuqi që këtë vit, që do të thotë se pjesë e tij do të jetë çdo vendim që merret këtë vit, në lidhje me kompensimin e pronave, sikurse është regjistri dixhital, e të tjerat në vazhdim. Ne do të kryejmë kompensim sa herë që të kemi një fond, pa pasur nevojë të presim vendime të përvitshme të Këshillit të Ministrave”, - nënvizoi Çefa. Në lidhje me kompensimin fizik, kreu i AKKP-së theksoi se do të duhen të paktën 3 vjet të tjera për të qartësuar fondin përfundimtar fizik, që do të shkojë për kompensim. Plan-veprimi i ri i qeverisë për kthimin dhe kompensimin e pronave do të nisë të implementohet brenda këtij viti, ndërsa kjo praktikë e re do të ekzekutohet që nga janari i vitit 2013.