Kosova kerkon njohje formale nga OKB-ja
Vullnet Poshka
Ministri i Jashtem i Kosoves, Skender Hyseni, formalisht i kerkoi Keshillit te Sigurimit qe te miratoje nje rezolute te re, e cila do te pasqyroje realitetin e krijuar me pavaresine e Kosoves. Hyseni u kerkoi 15 anetareve te Keshillit te Sigurimit qe ta zevendesojne rezoluten 12 44, nga viti 1999. Ne mbledhjen e Keshillit te Sigurimit per Kosoven, ai tha se teksti i ri do te duhej te pasqyroje realitetin e krijuar nga pavaresia e Kosoves dhe mbeshtetjen e saj nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise. "Kerkesa jone per zevendesim te 12 44-shit, eshte ne linje me objektivin perfundimtar te Kosoves per t'u bere anetare e Kombeve te Bashkuara", deklaroi Hyseni.
Ministri i Jashtem i Serbise, Vuk Jeremic, i tha Keshillit te Sigurimit se Beogradi ne kurrfare rrethanash nuk do ta njohe shkeputjen e asaj qe e konsideron krahine jugore.
"Serbia eshte e perkushtuar te punoje me Prishtinen dhe bashkesine nderkombetare per gjetjen e nje zgjidhjeje te pranueshme nga te dy palet per te gjitha ceshtjet permes dialogut paqesor. Une besoj se duhet te angazhohemi sa me pare qe te jete e mundur", tha Jeremic.
Serbia kishte prezantuar nje projekt rezolute ne Asamblene e Pergjithshme, e cila ben thirrje per negociata te reja per Kosoven, por nuk insiston ne bisedime te reja per statusin. Britania e paralajmeroi Serbine se cdo perpjekje per te minuar pavaresine e Kosoves, do te nxiste konfrontime me vendet qe e kane njohur Prishtinen.
Zevendesambasadori britanik ne OKB, Filip Parham, tha se pas opinionit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ka ardhur koha qe t'u jepet fund debateve rreth pavaresise se Kosoves. "Procesi legal para GJND-se mori fund dhe kjo nenkupton edhe fundin e debatit rreth statusit te Kosoves", i tha Parham Keshillit te Sigurimit. Ai beri thirrje per dialog politik ndermjet Serbise dhe Kosoves, dhe pastaj i leshoi nje paralajmerim te rrepte Beogradit.
"Nuk mund te kete kthim ne negociata per statusin e Kosoves apo kufijte ekzistues te saj. Cdo perpjekje per te shkuar ne kete rruge, do ta fuste Serbine ne konfrontim me ato (shtete) qe e kane njohur Kosoven", tha Parham duke shtuar se: "Cdo perpjekje per te inkurajuar ndarjen e Kosoves, apo per bisedime mbi statusin, do te ishte kunder interesave afatgjata te qytetareve te Kosoves dhe te Serbise. Mbreteria e Bashkuar do t'u rezistoje ashper perpjekjeve te tilla".
Komentet e diplomatit britanik nxiten reagim te ashper nga ambasadori i Rusise, Vitalij Curkin. "Ne degjuam dicka qe u duk si kercenim me konfrontim nga vendet qe e kane njohur Kosoven". "Ne nuk e dime nese nje delegacion mund te flase ne emer te ketyre vendeve. Ne shpresojme se shumica e tyre do te kene qasje te permbajtura", tha Curkin.
Shtetet e Bashkuara te Amerikes gjithashtu shprehen mbeshtetje te plote per Kosoven. "Pavaresia e Kosoves eshte e pakthyeshme, kufijte e saj jane te pacenueshem", - deklaroi zevendesambasadorja amerikane Rozmari Di Karlo.
Ministri i Jashtem i Serbise, Vuk Jeremiq, e kontestoi interpretimin e perfaqesuesit britanik per opinionin e GJND-se, duke thene se ai ne asnje menyre nuk dha justifikim legal per pavaresine e Kosoves. Jeremic tha se pergjegjes ne Kosove ende eshte misioni i Kombeve te Bashkuara. Raportin e rregullt tremujor e paraqiti shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanier, i cili vleresoi se situata ne Kosove ka qene relativisht stabile. Zanier theksoi nevojen e dialogut ndermjet Prishtines dhe Beogradit per t'i ulur tensionet dhe per te ardhur te pajtimi i bashkesive etnike.