Zonja dhe Zoterinj, Te nderuar anetare te bordit nderministror te administrates publike, Ky takim i bordit për Reformën në Administratën Publike do të përcaktojë disa hapa konkretë për t

Zonja dhe Zoterinj,
Te nderuar anetare te bordit nderministror te administrates publike,
Ky takim i bordit për Reformën në Administratën Publike do të përcaktojë disa hapa konkretë për thellimin e reformes ne administraten publike. Aksioni transformues në administratën publike përbën një nga prioritetet kryesore të qeverisë dhe programit te saj.
Ne mbyllem ne fillim te ketij viti analizen e performancës së qeverisjes ne raport me rezultatet dhe prioritetet e programit dhe përcaktuam nje numer mangësish qe kane te bejne me nevojen e nderhyrjeve per te garantuar funksionimin me te mire te administrates, gje qe do te na ndihmoje te identifikojme dhe ndermarrim hapa konkrete per permiresimin e administrimit publik, në mënyrë të vecantë në këto drejtime:
- Ne fushen e hartimit dhe zbatimit te politikave dhe forcimi I strukturës së politik-bërjes,
- Ne fushen e Përcaktimit te misioneve te cdo minsitrie dhe institucioni te ekzekutivit,
- Përmirësimi i sistemit dhe i standarteve të menaxhimit të detyrave dhe fondeve publike,
- Thellimi i decentralizimit dhe dekoncentrimi i kompetencave,
Administrata jonë publike duhet të përballojë sfidat e integrimit europian. Kjo kërkon që ajo të jetë e aftë profesionalisht dhe e cliruar nga mendësi të burokracisë abuzive e cila frenon zhvillimin dhe e vendos gjithe shtetin në pozita konfliktuale me interesat legjitime të shtetasve. Qeveria dhe maxhoranca, që unë drejtoj, është deklaruar qartë për krijimin e një adminsitrate publike profesionale, operative dhe transparente, cka siguron nje qeverisje të mirë, dhe në mbrojtje të interesave të qytetareve.
Axhenda e mbledhjes se sotme ka te beje me menaxhimin e burimeve njerezore ne administraten publike dhe duket se ne kete fushe, megjithese e cilesuar ne menyre te perseritur si nje reformat me te sukseshme te qeverive Shqiptare, problemet dhe sfidat nuk mungojne:
se pari Realizimi i ndryshimeve ligjore ne ligjin e sherbimit civil dhe ne ligje të vencanta, me qellim percaktimin e rregullave te menaxhimit dhe garantimit te funksionit publik te njejta me ato te sherbimit civil ne gjithe administraten publike.
Zbatimi i ligjit "Statusi i Nepunesit Civil" apo i rregullave te njejta me te, duhet te shtrihet ne te gjitha institucionet e administrates publike, per te arritur standarte te njejta dhe garanci te njejta ne te gjithe keto institucione. Vecanerisht eshte kjo kerkese e lidhur me nepunesit e sistemit doganor, atij tatimor, administratat e prefekteve e me radhe ne te gjitha institucionet e tjera e sidomos ne ato qe jane ne kontakt te drejteperdrejte me qytetarin ne permbushjen e sherbimeve publike.
se dyti, Permiresimi i sistemit te cakimit te pagave ne te gjithe institucionet e administrates publike, duke percaktuar rregulla te qarta dhe transparente per caktimin e pagave dhe niveleve te tyre. Konfuzioni i bazës ligjore per rregullimin e kompetencave per caktimin e pagave te punes per administraten publike (sidomos pas ndryshimeve te fundit ne ligjin "Per kompetencat per caktimin e pagave te punes") duhet të marrë fund menjëherë. Ministri i Shtetit prane Kryeministrit dhe Ministri i Punes dhe Ceshtjeve Sociale, janë ngarkuar për përcaktimin e zgjidhjes së menjëhershme të kësaj cështjeje.
Eshte koha qe kompetencat ne fushen e pagave te qartesohen, rregullat per caktimin e niveleve te pagave te jene me transparente duke patur si baze pershkrimin e punes se cdo pozicioni si dhe vleresimin e performances se cdo nepunesi.
Me lejoni te theksoj se ceshtja e pagave eshte nje nga elementet me sensitive ne kuadrin e reformes ne administraten publike dhe si e tille duhet te trajtohet me kujdes te vecante.
se treti, Sistemi i pranimeve ne sherbimin civil (megjithe parimet e shendosha ne te cilat eshte mbeshtetur), tani jo vetem qe duket qe po kthehet ne nje problem serioz per plotesimin e vendeve te punes ne administraten shteterore.
Ka ardhur koha qe krahas shtrirjes se fushes se veprimit te rregullave te menaxhimit te sherbimit civil, sistemi i rekrutimit te rishikohet duke u bazuar ne te njejtat parime me ate ekzistuese (barazia e shanceve per pranimin ne sherbimin civil dhe parimin e meritokracise dhe profesionalizmit), me qellim rritjen e transparences se procedurave, shpejtesimin dhe lehtesimin e tyre, uljes se mundesise se subjektivizimit ne te gjitha hallkat e perzgjedhjes dhe uljes se kostos se perzgjedhjes.
Ne te njejten kohe perzgjedhja bazuar ne parimet e barazise se shanceve dhe meritokracise duhet te shtrihet edhe ne pozicionet me te larta drejtuese te administrates publike, qofshin edhe ato te cilat deri dje jane konsideruar si funksione politike dhe mjaft te ndjeshem per qeverisjen. Unë kam inicuar një formë të tillë, me rastin e lidhjes se kontratave të bashkëpunimit me ministrat. Kjo nismë duhet shtrirë gjerësisht edhe për nivele të tjera politike në administratë.
Procedura e filluar per perzgjedhjen e Drejtorit te Pergjithshem te Doganave eshte e para ne kete koncept dhe drafti qe do diskutohet ne mbledhjen e sotme do ta shtrije ate ne te gjitha institucionet ne varesi te Keshillit te Ministrave dhe ato te ministrive te linjes, duke vazhduar ne nje faze te dyte edhe me titullaret e kompanive te medha shteterore.
se katerti, Per te disaten here konstatojme se vleresimi i performances ne administraten tone vazhdon te mbetet formal dhe jashte parametrave ligjore te tij duke penguar seriozisht jo vetem ngritjen e kapaciteteve ne administraten publike por duke minuar te gjithe sistemin e zhvillimit te karieres dhe promovimit brenda administrates publike.
Zhvillimi i sistemit te karieres brenda administrates publike (sipas ligjit ne fuqi) i konceptuar si nje motivim per nepunesin po kthehet ne te kundert te qellimit te tij, kjo jo vetem per shkak te problemeve te dispozitave ligjore kryesisht "mbi ngjitjen ne detyre" por sidomos per shkak te mosfunksionimit te sistemit te vleresimit te rezultateve ne pune.
Me lejoni te perseris se vleresimi i performances se cdo strukture shteterore, cdo institucioni, cdo ministri e titullari, e deri te qeliza e baze e kesaj administrate qe eshte nepunesi civil, do te jete kriteri i vetem i suksesit dhe vleresimit te punes suaj.
se pesti, Strukturat e ministrive dhe institucioneve qendrore vazhdojne te ndryshojne me nje shpejtesi marramendase ndersa njesite brenda institucioneve marrin forma nga me te cuditeshmet sipas deshires se ministrave. Mungojne pershkrimet e unifikuara te punes per njesite e mbeshtetese (drejtorite e burimeve njerezore, finances, buxhetit, programimit, monitorimit, juridik etj), dhe ceshte me e rendesishme mungojne rregullat, parimet dhe kriteret shkencore dhe te detyrueshme per hartimin dhe ndryshimin e ketyre strukturave.
se gjashti, Me lejoni se fundi te theksoj qe mireadministrim do te thote forcim i "kapaciteve dhe menaxhim i burimeve njerezore". Fuqizimi i ketyre kapaciteteve nepermjet trajnimit eshte kushti baze per aftesimin e administrates sone ne sfiden e integrimit Europian. Përpjekjet e deri sotme të Departamentit te Administrates Publike dhe Institutit te Trajnimit janë të mira, por më shumë punë kërkohet për trainimin e administratës në hartim projektesh, strategjisht dhe planesh veprimi. Nëpërmjet këtyre trainimeve administratorët tanë duhet të kuptojnë se rruga e vetme për zhvillim është rritja e aftesise absorbuese të fondeve dhe ideve që vijnë nga jashtë dhe nga brenda vendit.