Zonja e Parë, Teuta Topi merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Speciale Olimpike në Shqipëri.

28 tetor 2008
Zonja e Parë, Teuta Topi mori pjesë sot në mesditë në ceremoninë e hapjes së Lojrave të Olimpikut Special shqiptar që do zhvillohen për tre ditë në qendrën Don Bosko në kryeqytet me fëmijë me aftësi të kufizuara nga i gjithë vendi. E shoqëruar nga zonja Liri Berisha, Zonja e Parë asisitoi bashkë me organizatorët dhe mikpritësit e këtij aktiviteti në momentin e ardhjes së Pishtarit Olimpik i cili u ndez më herët nga Presidenti i Republikës në një ceremoni të veçantë në Pallatin e Brigadave e që u soll në qendrën Don Bosko nëpërmjet një vrapimi simbolik në bulevardin e kryeqytetit. Pas ngritjes së Flamurit Olimpik, hymnit dhe betimit olimpik 250 fëmijët pjesëmarrës në këto Lojëra nga 6 qarqe të vendit janë përshëndetur nga Zonja e Parë, Teuta Topi e cila vlerësoi në fjalën e saj vullnetin e këtyre fëmijëve për të kapërcyer çdo pengesë fizike në emër të dashurisë për sportin. “Eshtë hera e dytë që marr pjesë në një garë të tillë, ka veçuar Zonja Topi, e prandaj konstatoj me shumë kënaqësi se vullneti e dashuria për sportin vazhdojnë të mbeten të forta tek ju. Do të doja t’ju përgëzoja për angazhimin në këtë garë e cila siç shihet ka gjithë simbolikën e Lojrave Speciale Ndërkombëtare.
Gara juaj nuk ka të humbur, sepse vetë pjesëmarrja, por edhe vullneti për të kapërcyer çdo vështirësi fizike në emër të dashurisë për sportin janë mjaft domethënëse. Ato janë një mesazh mjaft i mirë që ju i jepni bashkëmoshatarëve tuaj, që në kushte më të mira, nuk e kapërcejnë dot murin e paragjykimeve të vështirësive të përditshme.
Pra, në këtë këndvështrim, ju jeni të gjithë fitues dhe unë do dëshiroja të falenderoja organizatorët e këtyre Lojrave si dhe mikpritësit e tyre, që ua krijojnë mundësinë duke ju nxitur jo vetëm të jeni aktivë e të tregoni aftësitë tuaja, por edhe të takoheni e të forconi miqësinë me bashkëmoshatarët e qyteteve të tjera të vendit.
Më lejoni ta mbyll përshëndetjen time duke ju uruar në rradhë të parë të kënaqeni e ta shijoni këtë garë tre ditore e cila natyrisht që duhet të tërheqë vëmendjen e të gjitha institucioneve e të mbarë shoqërisë sonë për mbështetjen konkrete që ju meritoni.
Suksese të gjithëve, e paraprakisht fituesve që do na përfaqësojnë në Lojërat e ardhshme Speciale Ndërkombëtare!, ka përfunduar përshëndetjen e saj Zonja e Parë, Teuta Topi.
Në ceremoninë e hapjes së Lojrave Olimpike Speciale përshëndetën dhe ishin të pranishëm, z. Ismet Bellova, Kryetar i Olimpikut Special Shqiptar, përfaqësues të Fondacionit Vodafone Albania, si financues të aktivitetit, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Freizer Uillson, zv/Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ekrem Spahia, drejtues të qendrës Don Bosko etj.
250 fëmijët pjesëmarrës në këto Lojëra janë të ndarë në 12 skuadra përfaqësuese të qyteteve Berat, Durrës, Elbasan, Lezhë, Korçë, Pogradec, Shkodër I dhe II, Tiranë I dhe II dhe Vlorë, do të garojnë mes tyre në 5 disiplina sportive: futboll, basketboll, ping-pong, atletikë dhe bouling.