Presidenti Topi ndez pishtarin e Lojërave Olimpike Speciale për fëmijët me aftësi të kufizuar.

28 tetor 2008
Në një atmosferë tepër të ngrohtë, festive dhe sportive, në një ndër parqet kryesore të Pallatit të Brigadave u zhvillua ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Speciale për fëmijët me aftësi të kufizuara, veprimtari kjo që organizohet me kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe Zonjës së Parë, Teuta Topi.
Pasi u takua dhe bisedoi përzemërsisht me fëmijët dhe pedagogët e tyre, Presidenti Topi, i dorëzoi solemnisht dhe simbolikisht përfaqësuesit të ekipit të fëmijëve flakën olimpike dhe në vijim të këtij momenti emocionues dhe të rëndësishëm për këta fëmijë u shprehu atyre urimet më të ngrohta dhe të sinqerta, duke garantuar për angazhimin e tij maksimal dhe me cilësinë e Presidentit të Republikës.
“Të dashur fëmijë,
Të nderuar pedagogë,
I nderuar zoti Domi,
Të ndëruar zonja dhe zotërinj,
I nderuar profesor Bellova,
Ju kemi dëgjuar me mikrofon mbi katër dekada, po zëri juaj nuk ka qenë asnjëhëre kaq i emocionuar sa sot. Kjo tregon që ju, sikurse dhe unë, sikurse dhe ne këtë ditë e konsiderojmë si një ditë të veçantë, një ditë speciale, një ditë që përveçse arrijmë të marrim dhe të japim një mesazh shumë të rëndësishëm për këtë fëmijë, këtë ditë nuk mund ta kalojmë pa emocion. Kështu që unë do të doja t’ju falenderoja ju të gjithëve së bashku, Komitetin Olimpik Kombëtar, Komitetin Olimpik Shqiptar, Fondacionin Vodafone Albania, etj, të cilët bënë të mundur që së bashku me prindërit dhe pedagogët që të organizojnë me fëmijët që vijnë nga gjashtë qarqe të Republikës Lojërat Olimpike Speciale.
Unë ndjehem krenar sot, ndjehem i nderuar, i kam të freskëta emocionet, emocionet e para tre muajve kur i dorëzova, pikërisht në këtë vend, flamurin shqiptar Ekipit Olimpik, i cili u përfaqësua në Pekin, ku flamuri ynë u valëvit së bashku me flamujt e 204 vendeve të globit. Ishte padyshim një pjesëmarrje dinjitoze dhe padyshim që organizime të tilla vetëm shtojnë fondin e historisë së bukur të sportit shqiptar.
Unë e konsideroj këtë ceremoni jo vetëm si një aktivitet sportiv por dhe si një shprehje mjaft e bukur e vullnetit që vjen pikërisht nga fëmijët, të cilët kanë tejkaluar ato vështirësitë që kanë të bëjnë me fizikun e tyre, por do të thoja që edhe pse kanë këto probleme, gjërat e tjera nuk u mungojnë, nuk u mungon morali, nuk u mungon kurajo dhe ajo që është më e dukshme sot nuk u mungon përkrahja. Por këtu kam edhe një mesazh për të dhënë që këta fëmijë, brezi i edukatorëve, prindërit të cilët duhen përgëzuar, sepse i kanë dhënë kurajo fëmijëve të tyre, kanë nevojë që të ndjekin këtë rrugë dhe një rritje të sensibilizimit të institucioneve dhe të shoqërisë. Ne kemi shëmbuj, ku në botën e përparuar kujdesi për këta fëmijë është shumë i madh. Kështu që kjo është një ndjenjë e angazhimit qoftë në rolin tim si President i Republikës, por besoj edhe i institucioneve të tjera që të gjithë të bëjmë të mundur që lëvizje të tilla sportive në radhë të parë të kenë shprehjen e zhvillimit të personalitetit të çdo njeriu pavarësisht nga vështirësitë fizike, të cilat në mjaft raste nuk i kemi në dorë. Në dorë ne kemi kurajon, moralin, kemi vullnetin dhe me kurajo, vullnet dhe me moral të lartë duhet të tejkalojmë çdo lloj vështirësie. Jam i bindur që kemi shëmbuj shumë elokuentë kudo në mbarë botën, kur njerëz me mangësi të karakterit fizik janë bërë kampionë botërorë dhe këtë ia uroj edhe fëmijëve të pranishëm sot, i përgëzoj për të gjitha ato suksese që kanë arritur, por mbi të gjitha i përgëzoj për pjesëmarrjen. Të marrësh pjesë nuk do të thotë detyrimisht të fitosh. Të marrësh pjesë do të thotë të pranosh garën. Të marrësh pjesë do të thotë që ti ke vullnet që të tejkalosh të gjitha vështirësitë. Ju i keni tejkaluar të gjithë së bashku. Ju po na jepni mundësinë të shikojmë që njeriu asnjëherë të mos ndihet në vështirësi. Vështirësitë janë për njeriun, por njeriu duhet të jetë në gjendje, të ketë vullnetin dhe kurajon t’i tejkalojë të gjitha vështirësitë.
Të dashur fëmijë,
Unë ju uroj sukses në Lojërat Olimpike Speciale dhe jam i bindur që ju do t’i kaloni të gjitha vështirësitë të gjitha garat me shumë sukses. Urimet më të mira!”
Hapjen e kësaj veprimtarie të rëndësishme sportive dhe shoqërore e përshëndetën gjithashtu z. Ismet Bellova, Kryetar i Olimpikut Special Shqiptar, z. Albi Greva, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Vodafon Albania, të cilët vlerësuan lart kontributin dhe mbështetjen e Presidentit Topi për mirëorganizimin e Lojrave Olimpike Speciale, duke shprehur edhe mirënjohjen e 250 pjesëmarrësve në to nga e gjithë Shqipëria. Të pranishëm në ceremoni ishin dhe z. Hysen Domi, President i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Stavri Bello, Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli, Kryetar i Komisionit teknik të Komitetit Olimpik Shqiptar, znj. Marta Xho Brajiç, Përfaqësuese e Olimpikut Special Ndërkombëtar, anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës, etj.