E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PER MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROTOKOLLIT “PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË ZONËS BREGDETARE NË MESDHE”, TË KONVENTËS SË BARCELONËS “PËR MBROJTJEN E MJEDISIT DETAR DHE TË RAJONEVE BREGDETARE TË MESDHEUT”

V E N D I M


PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROTOKOLLIT “PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË ZONËS BREGDETARE NË MESDHE”, TË KONVENTËS SË BARCELONËS “PËR MBROJTJEN E MJEDISIT DETAR DHE TË RAJONEVE BREGDETARE TË MESDHEUT”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 6, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të protokollit “Për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare në Mesdhe”, të konventës së Barcelonës “Për mbrojtjen e mjedisit detar dhe të rajoneve bregdetare të Mesdheut”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


29/10/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›