Grabitje dhe pengmarrje kerkohen 10 vjet burg per Romeo Leken

Prokuroria e deklaron fajtor per disa akuza denim shtese edhe gjobe 140 mije leke
Burg dhe gjobe ka kerkuar Prokuroria e Krimeve te Renda per te pandehurin Romeo Leka i akuzuar per disa vepra penale. Perfaqesuesi i akuzes kerkoi deklarimin fajtor per te pandehurin dhe denimin me 10 vjet e 8 muaj per Romeo Leken i cili mbajti peng per 45 minuta nje vajze 19-vjecare student nga Lushnja. Sipas prokurorit te ceshtjes i pandehuri duhet te shpallet fajtor per akuzat e rrembimit dhe mbajtjes peng grabitjes se bankes grabitje me dhune dhe arme heqjes se paligjshme te lirise si dhe kanosjes. Gjate leximit te pretences perfaqesuesi i akuzes ka bere nje permbledhje te ngjarjeve per te cilat eshte nen akuze i pandehuri Romeo Leka duke kerkuar ne fund denimin e tij me 16 vjet burg. Por duke qene se per te eshte pranuar kerkesa per gjykim te shkurtuar Leka perfiton nga falja e nje te tretes se denimit pra i ngelen per te vuajtur vetem 10 vjet e 8 muaj burg. Nuk ka qene e vetmja mase denimi pasi prokurori ka kerkuar edhe caktimin e nje denimi alternativ i cili eshte gjobitja e Lekes me 1 milion e 400 mije leke gjobe. Nderkohe qe seanca gjyqesore eshte shtyre per javen e ardhshme duke i lene me shume kohe ne dispozicion mbrojtesit per te pergatitur konkluzionet perfundimtare. Pritet qe ne seancen e ardhshme gjyqesore nga ana e gjykates te jepet dhe verdikti perfundimtar per te pandehurin. Ndonese ky i pandehur eshte tashme i njohur per reagimet e pakontrolluara gjate seancave dje e ka pritur me qetesi denimin e kerkuar nga perfaqesuesi i akuzes. Ne ngarkim te te pandehurit Romeo Leka rendojne akuzat e grabitjes me arme mbetur ne tentative ndaj filialit te Union Bank grabitje me arme mbetur ne tentative ndaj nje taksisti ne kryeqytet grabitje me arme ne filialin e bankes Reiffeisen tek hotel Rogner rrembimin dhe mbajtjen peng e personit duke i rrezikuar jeten ndaj vajzes 19-vjecare. Gjithashtu Leka akuzohet per mbajtje pa leje te armeve luftarake. I arrestuar per trafik droge ai eshte denuar nga gjykata e Nju Jorkut dhe eshte denuar duke kaluar 2 vjet ne burgje edhe pse ne nje moshe te vogel.